E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Seritë e Kosovës" në Amerikë

PRISHTINE - Përshkrimi i ndjenjave të qenies njerëzore në kohë lufte dhe jo përshkrimi i vetë luftës. Ky është rregulli mbi të cilin është "ndërtuar" ekspozita me titull "Kosovo Series".
Pikturat e ekspozuara në galerinë e "Washington Studio School" në Washington DC janë realizuar nga piktorja me prejardhje nga Beogradi, Milena Spasiq.
Këto piktura do të jenë në dispozicion të artdashësve amerikanë deri më dhjetë të këtij muaji. Në ueb faqen zyrtare të saj, Spasiq ka shpjeguar konceptin mbi të cilin janë realizuar pikturat e "Kosovo Series".
"Kur kam filluar karrierën time si piktore, fillimisht kam qenë e interesuar të përshkruaj njeriun në një formë jo specifike, me pak referenca për kohën, vendin apo gjininë. Lufta shpërtheu në vendlindjen time në fund të vitit 90 dhe në mënyrë dramatike ndryshoi jetën e familjes dhe miqve të mi. U bë e vështirë e pothuajse jorelevante të vazhdoja me përshkrimin pa referenca të kohës dhe vendit", ka shkruar Spasiq.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›