Haradinaj në Kosove

Është kthyer në Kosovës ish-kryeministri kosovar , Ramush Haradinaj. Mbërritjen e tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës e kanë konfirmuar mediat kosovare.
Ramush Haradinaj është liruar nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për herë të dytë pas përfundimit të dëshmive dhe fakteve të sjella nga mbrojtja deri në marrjen e vendimit të Trupit Gjykues në procesin e përsëritur gjyqësor kundër tij dhe bashkëluftëtarëve Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Lideri i AAK-së, Haradinaj, kësaj radhe do të qëndrojë në Kosovë derisa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës të marrë vendimin përfundimtar të këtij procesi, i cili pritet të merret në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit.