E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon kryekomunari i Dajtit: Shkarkimi im politik

TIRANË- Kryekomunari i Dajtit Kujtim Qefalia ka reaguar kundra vendimit të marrë paraditen e sotme nga Këshilli i Ministrave për shkarkimin e tij.

Nëpërmjet një deklarate për mediat Qefalia e ka cilësuar vendimin e qeverisë të pabazë dhe politik.

‘Dëshiroj të theksoj se ky është një vendim kryekëput politik kundër zhvillimit dhe suksesit të arritur nën drejtimin tim dhe të stafit tim, në komunën e Dajtit. Rasti im është thjesht episodi më i fundit, dhe një nga më të turpshmit, i luftës që po u bën qeveria njësive vendore që nuk kontrollohen prej saj.’- është shprehur Qefalia.

Ndërkohë kryekomunari i Dajtit ka bërë të ditur për opinionin publik se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë dhe se shkarkimi është i dyshimtë ndërkohë që gëzon mbështetjen e plotë të qytetarëve të tij dhe zgjedhjet e 8 majit janë në prag.

‘Nuk kam asgjë për të fshehur dhe padyshim që do ta kontestoj këtë vendim duke e çuar çështjen time përpara drejtësisë. Por ajo që dëshiroj të them edhe njëherë është se marrja e një vendimi të tillë politik, në prag të zgjedhjeve vendore, në një komunë ku falë punës së mirë që kemi bërë gëzojmë mbështetjen e padiskutueshme të popullit, është thellësisht e dyshimtë.’- ka përfunduar deklaratën e tij kryekomunari i Dajtit.

Këshilli i Ministrave vendosi sot shkarkimin e kryekomunarit të Dajtit me arsyen, shkarkimin nga detyra, për shkelje të rënda ligjore.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›