Arvizu tek Basha Politika bashke per reformat

Një javë para fillimit të sesionit të ri parlamentar dhe kur pritet të jetë e pranishmë opozita, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë Aleksandër Arvizu i bën thirrje liderëve politikë që të bashkëpunojnë për reformat. Ai i kujton atyre se Sllovenia dhe Kroacia e bënë një gjë tillë, kapërcyen ndasitë dhe u bënë bashkë për të ardhmen integruese të vendeve të tyre. Kjo gjë mund të bëhet edhe në Shqipëri, deklaroi ai ndërsa theksoi se edhe qytetarët shqiptarë duhet të kërkojnë nga udheheqësit e tyre që të dialogojnë.
“Mund të them se është shumë e rëndësishme që njerëzit të përqafojnë reformat dhe të ecin përpara sepse duhet të ketë një përpjekje kombëtare. Unë e di që njerëzit do të thonë se kjo është e vështirë sepse ekzistojnë ndasitë politike këtu. Por nëse shikojmë në të shkuarën e afërt, disa prej fqinjëve si Sllovenia dhe Kroacia për këdo që ka disa informacione lidhur me ta, do të kuptonë që në të shkuarën ato kanë patur disa pengesa me të cilat u hasën, por ditën t’i kapërcejnë ato për të ecur para drejt integrimit . Nuk ka absolutisht asnjë arsye sepse kjo gjë mund të mos ngjasë në Shqipëri, dhe u përket aktorëve kryesorë politikë që të kenë vullnetin dhe angazhimin dhe gjithashtu u përket edhe qytetarëve që ti kërkojnë drejtuesve të marrin këto lloj bashkëpunimi. Kjo mund të bëhet. Nëse Sllovenia dhe Kroacia mundën ta bëjne edhe Shqipëria mund ta realizoj”- tha Arvizu.
Ambasadori Arvizu i bëri komentet pas një takimi në kryebashkiakun e Tiranës në zyrën e këtij të fundit. Ata diskutuan për rrugët e bashkëpunimit mes tyre në funksion të përmirësimit ët jetës së qytetarëve të Tiranës.
“Kërkova dhe mora mbështetjen e zotit ambassador nëpërmjet programeve të ambasadës, programeve të ambasadës, programeve të qeverisë amerikane për të mbështetur përpjekjet e bashkisë së Tiranës në të gjitha këto fusha. Për këtë e falenderoj dhe e siguroj për një bashkëpunim të suksesshëm midis bashkisë së Tiranës, ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila në vetëvete dhe me gjithë stafin e saj është një nga rezidentet e qytetit tonë”- tha Basha.
“Shpenzuam kohë duke diskutuar si mund të bashkëpunojmë për të përmirësuar jetën e qytetarëve në Tiranë . Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo është shumë e rëndësishmë, kur dukshëm një e treta e qytetarëve të Shqipërisë jetojnë në Tiranë dhe rrethinat e saj”- tha Arvizu.
Ambasadori Arvizu vuri në dukje faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një traditë të gjatë bashkëpunimi me bashkinë e Tiranës, por edhe me kryebashkiakun e ri në detyrat e tij të mëparshme. Ai tha se priste me kënaqësi edhe zhvillimin e kësaj marrëdhënie të re.
Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 31 gusht 2011 )