Adam Levine suksesin ia dedikon jogas

Vokalisti i Maroon 5, Adam Levine, pavarësisht suksesit me këngët e tij dhe me pjesëmarrjen e tij në “The Voice” gjithë suksesin ia dedikon ushtrimeve të jogas.
Levine mbulon ballinën e “Men’s Health” duke treguar kështu trupin e tij të tonifikuar dhe tatuazhet e tij të shumta.
“Ushtrimet e jogas më kanë bërë më të suksesshëm. I dua dhe nuk e di se çfarë do të bëja pa to”, ka thënë Levine.
Ai përveç për jogan foli edhe për karrierën e tij muzikore.
“Unë nuk jam performues i shkëlqyeshëm. Unë thjesht nuk jam i komplikueshëm. Kjo është një këshillë që ua kam dhënë të gjithë garuesve në The Voice: gjëja më e rëndësishme është vetbesimi”./Indeksonline/