E Shtunë, 31 Tetor 2026

As Shkumbini nuk e fali Skenderbeun

Shkumbini-Skenderbeu 3-1
Shenues: Qorri 20’ (pen), Nora 25’, Dervishi 32’/ Shtupina 31’ (pen)
Ka qene nje takim qe ka folur teresisht per te zotet e shtepise dhe ku te gjithe golat e takimit jane vulosur ne pjesen e pare. Shkumbini ka mposhtur Skenderbeun 3-1 dhe e ka zhytur edhe me shume skuadren korcare ne fund te tabeles. E ka hapur serine e golave Ilir Qorri, qe ka shnderruar saktesisht nje penallti ne minuten e 20-te. Pese minuta me vone eshte blerja e dimrit, Arlind Nora, qe siglon avantazhin e dyfishte. Ne minuten e 31-te nje rreze shprese per Skenderbeun, kur Shtupina shkurton 2-1, fale nje penalltie, por eklipsohet serish situata per korcaret, kur Roland Dervishi shenon golin e trete dhe te fundit te takimit, nje minute me vone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›