PDK, Gurakuqi sfide Ndokes
Zv.ministri i Jashtem, njeheresh anetar i kryesise se Partise Demokristiane, ka mbledhur mbreme vone ne nje nga lokalet e kryeqytetit disa nga kryetaret e degeve te kesaj partie. Ne tentative per t’i bere sfide kreut te PDK, Ndoka, numri dy i diplomacise shqiptare ka menduar qe te organizoje nje takim te tille, per te pasur mundesine e krijimit te nje grupi, i cili do t’i sjelle veshtiresi ne drejtimin e partise, kreut aktual te saj, i cili ka dhe postin e ministrit te Shendetesise. Mesohet se pritet te kerkohet dhe votebesimi i kryetarit Ndoka, dhe organizimi i nje tentative per largimin e tij nga kreu i PDK, nen argumentin se ka sjelle ne kete parti jo demokristiane dhe ka menjanuar militantet dhe themeluesit e kesaj partie. Nderkohe qe burimet zyrtare brenda PDK saktesojne se Gurakuqit i eshte kerkuar te heqe dore ose nga posti i zv.ministrit ose nga te qenit ne strukturat drejtuese te kesaj partie ne Shkoder, per shkak te pamundesise se ushtrimit te ketij funksioni. “Jane mbledhur ne nje dreke me rastin e ngritjes se cmimit te bukes”, deklaron zyra e shtypit e PDK, ne menyre ironike ne lidhje me kete takim.