"Lista e barnave do te zgjerohet”
Lista e barnave te rimbursueshme do te zgjerohet me medikamente te reja, te cilet do i perkasin nje cilesie me te mire. Ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, eshte shprehur gjate nje interviste se kjo liste do te rishikohet, nderkohe qe fondi i parashikuar per te do te shfrytezohet me efikasitet te plote. “Sigurisht, ne liste perfshihen edhe barna te reja, te cilat kane cilesi me te mira, por keto behen gjithnje ne perputhje me studimin e grupit te eksperteve. E rendesishme eshte qe te shtojme kontrollin dhe te shmangim abuzimet e mundshme”, eshte shprehur ministri i Shendetesise, Nard Ndoka. Sipas tij, kjo liste eshte shume e rendesishme, per vete faktin se parashikon trajtimin e qytetareve ne nevoje me barna qe sigurojne standardet e pranuara gjeresisht. Vetem dy dite me pare, gjate mbledhjes ne komisionin e barnave, Ndoka i ka kerkuar ISKSH-se qe te shtoje listen e ilaceve qe rimbursohen nga shteti. Nderkohe, drejtuesit e ketij institucioni jane shprehur se fondet, per te futur medikamente te shtrenjta dhe nje shumellojshmeri te tyre, jane te pakta.
Debati
Kjo ka qene edhe arsyeja kryesore e debatit Hana-Ndoka, ne komisionin e barnave. Nje dite me pare, gazeta “Koha Jone” ka botuar te gjitha detajet e ketij debati, ku ministri i Shendetesise ka kerkuar rishikim dhe shtim te listes se barnave. Ndersa drejtoresha e ISKSH-se nuk ka pranuar per keto ndryshime, per vete faktin se nuk ka nje buxhet te mjaftueshem per kryerjen e ketyre ndryshimeve.
Semundjet qe kurohen falas ne Turqi e Greqi
Rreth 36 semundje te ndryshme mund te kurohen falas ne spitalet turke dhe ato greke, sipas marreveshjeve te nenshkruara me Ministrine e Shendetesise. Jane kryesisht semundje te diabetit, semundjet pulmonare, te veshkes dhe te zemres, te cilat nuk kurohen ne vendin tone, por pacientet kane mundesi te trajtohen ne keto dy vende. Megjithese keto dy shtete arrijne te japin ndihme per 36 semundje te ndryshme, jane edhe 22 te tjera, te cilet pacienteve shqiptare nuk iu ofrohen. Keshtu, tumoret e avancuara, tetraplegjite apo leucemite refuzohen per t’u kuruar nga keto dy shtete me te cilat kemi nje marreveshje. Per te perfituar nga keto marreveshje, pacientet shqiptare duhet te plotesojne nje dokumentacion te caktuar, si dhe te marrin vleresimin nga komisioni ndersiptalor. Ky miratim jepet vetem ne ato raste kur semundja nuk mund te kurohet ne Shqiperi.
Semundjet qe trajtohen
Semundjet e zemres
Diabeti
Problemet me anginat
Semundje te veshkave
Pacientet me infeksione virale te vazhdueshme
Anemia
Semundjet e gjakut
Semundjet ngjitese
Traumat
Semundjet pulmonare
Nje pjese e tumoreve
Semundjet e tensionit
Semundjet e lekures
Infeksione te gjendrave limfatike
Semundje qe nuk trajtohen
Disa lloje tumoresh
Disa tipe anomalish
Tipe te semundjeve te gjakut
Diagnoza te hemopatise malinje
Leucemia