E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radhë në Kapshticë, hyjnë mbi 3 mijë emigrantë

Shkak është bërë pala greke, e cila ka punuar vetëm me një sportel. Por, gjatë ditës radhët kanë rënë, pasi sportelet në anën greke të kufirit janë shtuar.

Komandanti i Stacionit të Policisë Kufitare të kësaj Pike, Dritan Sheme, tha se nga mëngjesi i ditës së mërkurë deri në mëngjesin e ditës së enjte kanë hyrë në Shqipëri 3075 persona dhe 965 automjete.

Policia kufitare shqiptare po punohet me 4 sportele dhe vetë emigrantët e kthyer thonë se nuk ka patur vonesa. Po sipas të njëjtit burim, gjatë muajit korrik në këtë Pike Kalimi kanë hyrë 73.380 emigrantë dhe 20.626 automjete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›