I prishin ndërtesën, nëna me fëmijët tentojnë vetëvrasjen
Vendimin ekstrem gruaja e ka marrë pasi fadromat e Inspektoratit të Ndërtimit kanë shkuar për t’i shembur banesën e saj pa leje.
Ngjarja ndodhi në komunën Dajt në afërsi të Tiranës, ku fadromat kanë shkuar për të rrënuar atë që gruaja me bashkëshortin e saj po ndërtonin me plot vështirësi.
Gruaja u kanë thënë inspektorëve se dëshironte të vdiste nën rrënojat e ndërtesës, pasi nuk kishte mundësi tjetër për të jetuar dhe se e kishte ndërtuar me shumë vështirësi atë ndërtesë.
Më tej, kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe shembja e ndërtesës ka vijuar. Ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me gruan fatkeqe, e cila ndërtoi në mënyrë të jashtëligjshme banesën në këtë vend ku nuk janë zbatuar kurrë ligjet.