As raundi i 5-të nuk “zbut” Thaçin e Daçiç, s’arrihet marrëveshje
BRUKSEL - Raundi i pestë i bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivca Daçiç ka përfunduar pa arritjen e një kompromisi mes dy shteteve, ndërsa shpresat mund të mbeten në takimin i cili do të zhvillohet nesër sërish mes dy homologëve.
Takimi në Bruksel, ashtu sikurse edhe më parë, është ndërmjetësuar nga Shefja e Diplomacisë Evropiane Catherine Ashton. Pasi i ka takuar më vete kryeministrat, u zhvillua edhe takimi trepalësh.
Takimi Thaçi- Daçiç ka në qendër dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe pikërisht normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Çështja e veriut të Kosovës dhe struktural paralele serbe atje janë në qendër të bisedimeve dhe pikat kryesore të cilat synojnë të zgjidhen nga takimet mes kryeministrave.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)