Komuna e Prishtinës fajëson MPB për mosfunksionimin e “çertifikatave”

Drejtoria e Administratës në Komunën e Prishtinës, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar opinionin se mosfunksionimi i sistemit qendror që menaxhohet nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB ) ka bërë që sot, e marte, të mos funksionoj sektori i dhënies se certifikatave, gjë që ka shkaktuar tollovi pranë shërbimeve të gjendjes civile.Ministria e Punëve të Brendshme ditëve të fundit ka lansuar një sistem të ri, i cili pritej të benë ndërlidhjen dhe krahasimin e të gjitha të dhënave të qytetarëve.
Në ditët e zakonshme të punës, varësisht prej sezonit, sektori i oficarisë në Komunën e Prishtinës, lëshon për nevoja të qytetarëve nga 200 deri në 1000 dokumente të gjendjes civile për qytetarë.
Komuna i bënë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme përkatësisht, Departamentit të Gjendjes Civile në këtë ministri, që sa me shpejt ti marr masat e duhura që ta rikthej në funksion sistemin e pajisjes me dokumentacion për të gjithë qytetarët e republikës./Indeksonline/