Konsulta mes palëve për nesër

(E plotësuar) Ndonëse takimi mes kryeministrit Thaçi dhe Daqiq, nën praninë e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka përfunduar para pak orëve.
Siç raporton KTV-ja, konsultimet e palëve janë duke u zhvilluar edhe më tej, mes vete në mënyrë që të jenë të përgatitur për nesër.
“Pas takimit, pala kosovare është duke u konsultuar me ekspertë të palës së vetë, ndërsa serbët janë duke u konsultuar në mes vete, ndërkohë që edhe autoritete e BE-së janë duke u konsultuar mes vete, në mënyrë që të jenë më të përgatitur për ndonjë marrëveshje për nesër”
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Rreth orës 17:00, ka përfunduar takimi në mes kryeministrit Thaçit dhe Daqiqit në Bruksel. Ndërkohë që do të ketë një takim tjetër nesër, mes dy kryeministrave. Sipas burimeve të Indeksonline, nuk ka as një marrëveshje të arritur, pos që është diskutuar. Pjesë e takimit ka qenë edhe Blerim Shala.
Temë kryesore ka qenë shpërbëra e strukturave paralele në veriun e Kosovës.
“Ka qenë e paraparë që takimi të zgjas dy ditë. U bisedua kryesisht për shpërbërjen e strukturave paralele, besojë nesër do të kemi një marrëveshje për këtë. Beogradi nuk ka nga i ik kësaj, ngase Berlini ia ka bërë të qartë, se duhet ta zgjidh këtë problem, nëse donë që të këtë integrim në BE”, ka bërë të ditur një burim nga Brukseli.
Takimi, i cili ka qenë i pesti me radhë, është zhvilluar edhe këtë herë nën praninë e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
.................
Në Bruksel ka nisur takimi i kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Ky është raundi i pestë i bisedimeve ndërmjet dy kryeministrave, të cilat kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ai pason takimet e ndara të Thaçit dhe të Daçiqit me baroneshën Ashton.
Në krye të agjendës së sotme është thënë se do të jetë çështja e veriut të Kosovës dhe e strukturave paralele të Serbisë atje.
Ky raund i bisedimeve është paralajmëruar se mund të vazhdojë edhe nesër.
Bashkimi Evropian ka thënë se rezultatet e këtij dialogu janë kyçe për avancimin e Kosovës dhe të Serbisë në rrugën evropiane.(rel)
.............
Zëdhënësja e baroneshes Catherine Ashton, Maja Kocijancic ka konfirmuar se baronesha Ashton ka nisur takimin me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.
"Ashton në këto momente ka nisur takimin me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë", ka thënë ajo,
------------
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kathrin Ashton, ka filluar takimin me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq në kuadër të raundit të ri të bisedimeve në mes Prishtinës e Beogradit.
Më pas ndërmjetësuesja evropiane do të takoi ndaras edhe kryeministrin kosovar Hashim Thaçin.
Që të tre këta zyrtar do të takohen të tretë së bashku në një drekë pune, e mas do të fillojnë të bisedojnë për strukturat paralele në veri të Kosovës si dhe për oficerët ndërlidhës.
Ky raund cilësohet si më i vështiri deri më tani në procesin e dialogut në mes Prishtinës e Beogradit./Indeksonline/