E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK -ja sërish do të bojkotojë seancën

Të enjëtën Kuvendi i Kosovës do të ketë në rend dite zgjedhjen e një anëtari të bordit të BQK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës mban po të njëjtin qëndrim dhe parlajmëron që do ta bojkotojë sërish seancën në momentin kur do të votohet.

Shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri ka sqaruar se në momentin kur fillon votimi për emërimin e anëtarëve të bordit të BQK-së apo të AKP-së, LDK-ja do të bojkotojë seancën.

“Ne kemi qëndrimin e njëjtë dhe për këtë çështje nuk kemi çfarë të bisedojmë për ne është e papranueshme ajo listë si kundër që tash janë dy pika realisht që kemi shprehur pakënaqësi e që ka të bëjë me anëtarin e bordit jo ekzekutiv dhe po ashtu kandidatët e bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Tash që të dyja për ne janë të papranueshme dhe ju e patë, javën e kaluar e patë që humbi kuorumin se janë mësuar ata të opozitësa që t’ia plotësojë kuorumin”, ka theksuar Beqiri./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›