Asamb.Kombëtare e G99, rizgjedhjedh Veliaj në krye
Asambleja Kombëtare e forcës më të re politike “G99” voton Erjon Veliaj sërish si kryetar të kësaj partie. Veliaj deklaron se më 28 qershor do të tregojmë se të rinjtë janë të aftë në politikë. Arma e fushatës, pasioni për të ndryshuar Shqipërinë.
TIRANE- “G99”, e cila hynë në zgjedhjet e qershorit si partia me moshën më të re në spektrin politk shqiptarë edhe për 4 vitet e ardhshme do të kryesohet nga themeluesi i saj Erjon Veliaj. Asambleja Kombetare votoi sërish Beliaj i cili ka publikuar pikat kryesore të platformës elektorale të kësaj force politike.
“Premtimi i rinisë shqiptare është mbajtur, pasi të pjesa dërmuese e punonjësve në media janë të rinj, ata kanë treguar se mund të jenë të sukseshëm, ka dhe shumë fusha të tjera ku të rinjtë kanë treguar se dinë të jenë të sukseshëm. Ka mbetur vetëm një kala e cila ende nuk është marrë nga të rinjtë, ajo e politikës shqiptare dhe sistemi i vendimmarrjes, ndaj dhe unë jam i bindur se këtë 28 qershor do të tregojmë që të rijntë janë të aftë edhe në politikë. Kushti ynë ka qenë çështja e punësimit të të rinjve”- u shpreh kreu i “G99” Veliaj në fjalën e tij.
“G99”, tashmë është pozicionuar si pjesë e opozitës dhe kritike ndaj qeverisë. Javën e ardhshme pritet që ky bashkëpunim të zyrtarizohet duke nënshkruar marrëveshjen elektorale me Partinë Socialistë dhe aleatë të tjerë të së majtës. (a.r/news24/balkanweb)