Durrës, gjendet trupi i pajetë i një 38-vjeçari
Një trup i pajetë është gjendur në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit. Viktima është 38 vjeçari Aleks Shkira, i cili mësohet të ketë qenë punonjës ndërtimi në një pallat që po ndërtohej në këtë zonë. Policia po heton në dy pista për zbardhjen e ngjarjes.
DURRES- Një person është gjetur i vdekur në zonën e plazhit në afërsi të hekurudhës në qytetin e Durrësit. Aleks Shkira, 38 vjeç, banor i zonës njëhkohësisht dhe punonjës ndërtimi i pallatit në ndërtim e sipër që ndodhet pranë hekurudhës është gjetur i pajetë në një gropë të mbushur me ujë.
38 vjeçari Shkira është gjetur mesditën e sotme nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që po punohet në 2 pista hetimi. Ende nuk dihet se në çfarë kushtesh ka mbetur i mbytur 38 vjeçari. Ndërkohë që një nga versionet është rënia nga lart ndërtesës së pallatit ku ai punonte. Sipas konstatimeve të para punonjësi Shkira ka pasur ende në duar dorezat e punës. Mësohet se trupi do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje. Policia e Durrësit po merr në pyetje disa punonjës të tjerë që punonin në të njëjtin vend me 38 vjeçarin. (a.r/news24/balkanweb)