Kosovë, qeveria ultimatum serbëve për targat

Foto: Laura Hasani
Ministria e Punëve të Brendshme është e vendosur që nga 1 qershori i këtij viti më nuk do të ketë shtyrje të afatit për ata që i përdorin targat ilegale të automjeteve, të lëshuara nga Serbia. Madje, zyrtarë të MPB-së paralajmërojnë të gjithë ata qytetarë që nëse nuk i largojnë këto targa nga automjetet e tyre dhe i rezistojnë heqjes së tyre, do të arrestohen.
Data 1 qershor është afati i fundit dhe pas kësaj date pa asnjë diskutim do të nis konskimi i të gjitha targave të tilla, që vazhdojnë të përdoren nga qytetarët serbë, tha për Zëri, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi.
Edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, në një intervistë dhënë për Zërin ka thënë se 1 qershori është afati i fundit për targat ilegale serbe.
Po, është shumë e vërtetë ajo që e ka thënë kreyengociatoria Tahiri. Nuk do të ketë më shtyrje të afatit për përdorimin e targave të vjetra nëpër Kosovë. Ky është një vendim tashmë i prerë i Qeverisë Kosovës, tha Ibishi.
Sipas tij, tashmë njësitet e policisë janë të njoftuara se pas datës 1 qershor do të nisë konskimi i këtyre targave. Në rast se qytetarët i rezistojnë heqjes së targave nga ana e policisë, do të veprohet sipas ligjit, do të arrestohen. Është qëndrim i prerë, tha Ibishi.
Sidoqoftë, ky nuk është paralajmërimi i parë që bën MPB për konfiskimin e targave të tilla. Në janar të vitit 2011, kjo ministri po ashtu pati paralajmëruar konskime, dhe dënime për ata që nuk e zbatojnë urdhrin, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë.
Në verën e vitit 2011 në dialogun Prishtinë-Beograd, u arrit marrëveshja për lëvizjen e lirë, ku përfshihej zëvendësimi i targave të paligjshme me targa RKS dhe KS, dhe afati përfundimtar dhënë serbëve për këtë ndërrim ishte dhjetori i vitit të kaluar.
Pavarësisht këtij ultimatumi, partitë opozitare dhe analistët politikë janë skeptikë nëse MPB do ti konskojë këto targa.
Më përpara do ti vijë fundi i Edita Tahirit, sesa largimi i këtyre tabelave, e thotë me ironi, analisti politik Behxhet Shala. Sipas tij, Tahiri negociatat në Bruksel i shfrytëzon vetëm për shoping, ngase siç thotë Shala asgjë nuk varet prej këtyre marrëveshjeve.
Këto tabela nuk do të largohen derisa serbët të merren vesh me ndërkombëtarët. Deklaratat e tilla të Tahirit e të Ministrisë Brendshme janë politike dhe asnjëherë nuk kanë dalë ashtu siç kanë thënë. Kështu që këto tabela kanë do të vazhdojnë bash derisa të dojë vetë Beogradi, u shpreh ai.
Edhe përfaqësuesit e partisë më të madhe opozitare nuk besojnë në deklaratat e dhëna nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatçia thotë se qeveria disa herë ka bërë deklarata të forta dhe kurrë nuk i ka mbajtur. Sikur vërtet të ndodhë kjo që e thonë tani, zyrtarët e kësaj Qeverie, do të ishte hera e parë që do ta mbanin fjalën, tha Sahatçia.
Jemi dëshmitarë të deklaratave të shpeshta të tilla, të cilat më pas ose i kanë demantuar vetë, ose kanë vepruar në të kundërtën e asaj që e kanë thënë. Kështu që edhe kësaj radhe nuk do të jetë aspak befasi mosmbajtja e fjalës, tha ajo.
Dita e gënjeshtrave 1 prilli ka kaluar, andaj u them zyrtarëve tanë që të mos merren me tema të tilla, u shpreh në anën tjetër, Ahmet Isu , nënkryetar i AAK-së. /Zëri/