E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja PS, Rama: Protesta, në Kuvend për hapjen e kutive

TIRANE- Kryetari i Partise socialiste, Edi Rama deklaron se beteja e opozites per hapjen e kutive te 28 qershorit 2009 do te vazhdoje. Zoti Rama zyrtarizoi fillimin e protestave qe prej javes se ardhshme. Duke ftuar te githe popullin ne protesta, Rama tha se në Kuvend do të shkohet vetëm për të kërkuar hapjen e kutive të votimit. Ai shtoi se maxhoranca hodhi poshte kerkesen e PS per hetim dhe transparence te plote te zgjedhjeve parlamentare qe do të sillte zgjidhjen e krizës.

“Cdo hap që do ndërmarrim qëndron në besimin totë të palëkundur se vetëm nëpërmjet transparencë kalon jo vetëm kriza parlamentare, por dhe kriza ekonomike dhe demokratike. Përsa kohë që Parlamentin nuk udhëhiqet në veprimet e tij nga Kushtetuta nga ligji apo rregullorja, PS nuk ka asnjë punë tjetër me këtë Parlament përvec cështjes së transparencës që vjen vetëm përmes hapjes së kutive. Do jemi aty për të dëshmuar vullnetin për transparencë.
dhe për zgjidhje parlamentare. Ne nuk do ta heqim kushtëzimin e pjesëmarrjes tonë me axhendën e punimeve të kuvendit deri kur pushteti i Ruzhdies, nuk do të mbajë peng kutitë ku fshihet mekanizmi i korrupsionit elektoral. ”  deklaroi Rama sot paradite ne fjalen e tij ne Asamblene Kombetare te PS.

Rama përsëriti qëndrimin se PS ka nuk do të kërkojë ndryshimin e rezultatit pavarësisht se cdo të nxjerrë hetimi i kutive të 28 qershorit por “nuk mund të heqim dorë nga transparenca sepse do të hiqnim dorë menjëherë dhe pa asnjë arsye nga e drejta për ti dhënë cdo njeriu garanci cdo njeriu garanci në të drejtën e vet për të zgjedhur. “

Rama informon per fillimin e protestave ne rrethe javen e ardhshme, ndersa beri thirrje per bashkimin e qytetareve nga te gjitha qytetet ne protesten madheshtore qe do te zhvillohet ne Tirane me 30 prill.
"Ju ftoj të adaptojmë 30 prillin si datën e rikthimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit të gjithë masës qytetare protestuese të vijë në Tiranë, pasi ne gjatë gjithë këtij muaji kemi shkuar në cdo qytet e fshat për tu bërë bashkë”-deklaroi kryesocialisti. Me pas mbledhja e Asamblese Kombetare e PS-se ka vazhduar punimet me dyer te mbyllura. 

Asambleja mbledh kongresin me 18 prill
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste thërret mbledhjen e Kongresit më 18 prill për të diskutuar mbi situatën politke dhe ndryshimet në statutin e PS. Lajmi është mësuar nga Gramoz Ruci kryetar i kësaj asambleje dhe njëkohësisht dhe kryetar i Grupit Parlamentar menjëherë pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura të socialistëve.

Ruci tha se Asambleja kishte miratuar unanimisht të katër pikat që ai kishte propozuar. Asambleja kishte miratuar unanimisht fillimin e protestave në të gjithë vendin deri më 30 prill, ditën që do të zhvillohet protesta madhështore në Tiranë. Ndërsa marrëdhëniet me Kuvendin do të jenë të kushtëzuara. Ruci bëri të qartë qëndrimin e Asamblesë, I njëjtë me atë të kreut të PS se në Kuvend deputetët e opozitës do të jenë të pranishëm vetëm për zgjidhjen e kauzës, atë të transparaerncës së plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Ruci deklaroi se asambleja përshëndet ndihmesën që kanë dhënë ndërkombëtarët për kauzën lidhur me transparencën e zgjedhjeve dhe njëherësh “Asambleja i bën thirrje dhe njëherë që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për zgjidhjen e krizës”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›