E Diel, 1 Nëntor 2026

Intelektualët kosovarë: Të mos hiqet emblema e Lidhjes së Prizrenit

Një grup i intelektualëve shqiptarë kanë reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për heqjen e emblemës së Kuvendit Komunal të Prizrenit - duke e cilësuar këtë vendim, si "vendim politik".
"Ne reagojmë me indinjatë të thellë kundër vendimit politik të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për heqjen e emblemës së Kuvendit Komunal të Prizrenit. Ky keqinterpretim kushtetues është një provokim i rëndë i dinjitetit e identitetit tonë historik e kombëtar", thuhet në reagim. "Derisa ne çmojmë vlerat e kombeve të tjera, askush nuk mund të mohojë këtë vlerë tonë të shenjtë kombëtare. Nuk do të lejojmë të përdhoset sërish simboli i identitetit tonë shtetëror e kombëtar".
Ky grup i intelektualëve me këtë rast ka ftuar institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe deputetët e Asamblesë Komunale të Prizrenit të mos pranojnë assesi këtë vendim, siç e cilësojnë ata, "të shëmtuar politik".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›