I mbijetuari: Si e goditi 'Sibila' anijen me 120 shqiptarë
TIRANE- Një nga të mbijetuarit e tragjedisë, Krenar Xhavara, rrëfen në NEWS24, eksperiencën e 28 marsit 1997. Duke kujtuar çdo detaj, Xhavara tregon sesi ka humbur në ujrat e Otrantos të afërmit e tij, dhe sesi i goditi 'Sibila'.
Si hipët në atë anije?
Vendosëm për të ikur nga ky vend, pasi ishte një situatë dramatike. Në rrethinat ku ne banonim bëhej një luftë e ashpër mes bandave rivale. Rrugës marrim vesh që ishte kjo anija, 'Kateri i Radës' ishte në port.
Për herë të parë e shikonit këtë anije në port?
Jo, kjo anije kishte ditë, kishte rreth një javë e gjysmë që fillimisht shkoi në portin e Zvërnecit dhe pastaj erdhi në molin 0 që quhet, në portin e Vlorës.
Nga vinte kjo anije?
Kjo anije erdhi nga porti i Sarandës. Ka qenë ditë e premte dhe vendosëm të hipnim në të. Para nesh morëm vesh që ishin për të ardhur persona nga Durrësi, por për arsye pengesash në rrugën nacionale nuk arritën në kohë. Kjo anije kishte parashikuar për t'u nisur të mërkurën e asaj jave. Kështu që ne, duke parë që një ditë më parë ish-kryetaren e kuvendit italian deklaroi në parlament, që të gjithë shqiptarët që vijnë në Itali me anije t'i hidhnin, kjo na frikësoi, por menduam, nga gjendja kaotike që ishte në qytetin tonë, menduam me çdo kusht që të iknim, por shumica e njerëzve donin të shpëtonin jetën dhe të afërmit. Kërkonin në çdo lloj mënyrë të iknin. Ne ishim më afër zonës së Skelës. 'Kateri' kishte kohë që ishte përgatitur, pothuajse dy javë, ishte kompletuar me karburant, me të gjitha kushtet e një anije për të bërë një udhëtim. Duke shkuar aty, kishte dhe njerëz të tjerë të cilët prisnin për të hipur, nga Fieri, nga Lushnja fshatrat e Vlorës, pleq, gra, fëmijë. Duke biseduar me personat që kishin anijen, disa paguan, disa nuk paguan, realizuam hipjen në anije.
Ju ishit vetëm?
Unë kam qenë me vëllanë tim dhe familjen e tij dhe timen, plus isha bashkë me një shokun tim, i cili kishte edhe ai familjen, gruan e fëmijë. Dhe, morëm këtë udhëtim bashkërisht.
Organizatorët që mblodhën paratë, erdhën apo zbritën?
Jo, këta nuk erdhën me ne. Këta persona bënë vetëm nisjen.
Ju i njihnit?
Dëgjo, Vlora ka qenë e vogël dhe njerëzit njiheshin. Plus, ne banonim në këto rrethina ku banonin edhe ata që kishin anijen. Njiheshim, por jo në mënyrë të afërt.
Pra, ju kishit besim tek ata?
Ne besim kishim te anija. Një anije që kishte parametra teknike për udhëtim. Pasi një anije e tillë para 2 jave bëri një udhëtim të tillë dhe arriti shëndoshë e mirë në Itali. Ishte një anije perfekt për momentin. Na interesonte ikja, donim me çdo kusht të iknim. Nuk na interesonte se e kujt ishte anija, kush e mori e kush e solli. Ne, atë lloj ikje e paguanim me çdo lloj shifre. Anija jonë u nis rreth orës tre të pasdites. Ka qenë një ditë si sot, me diell, duke ecur anija, më parë vjen një familjar me gomone, na zë rrugës dhe hipën edhe ai në anije. Nuk e njihnim se kush ishte. Vazhdoi udhëtimin anija, direkt pas Sazanit dukej anija italiane, ishte akoma ditë, ishte anija 'Xefiro'. Filluan manovrat, jo shumë afër anijes tonë, por në distancë nga anija italiane luftarake, një marinar me megafon na thoshte: Klandestinë, kthehuni pas. Ne kishim flamur të bardhë në anije, ku tregohej që kërkonim një mbrojtje paqësore. Ishim njerëz për paqe, nuk ishim njerëz për luftë. Ecën anija, një orë që na shoqëron 'Xefiro', dukej që po vinte një anije tjetër. Pas 1 orë e gjysmë afrohet kjo anija tjetër, akoma ishte ditë. Rreth orës 5.30 pasdite erdhi kjo, e cila quhej 'Sibila'. Kishte një prerje më të shkurtër nga bashi. Dukej që ishte anije luftarake. Njerëzit ishin disa të futur nëpër dhoma, pasi frynte erë e ftohtë dimri. Gra, fëmijë e pleq në dhoma. Shikojmë që anija 'Xefiro' u spostua dhe filloi ndjekjen anija 'Sibila'. Në fillim bënte manovra të rrezikshme, na afrohej shumë, dhe në atë kohë nxorëm fëmijët përpara që t'i tregonim që ishim me fëmijë, ishim familjarë, që të mos merrnin ndonjë masë ndëshkuese. Të tregonim që kishim nevojë për mbrojtje në ujëra ndërkombëtare. Një marinar i anijes italiane 'Sibila' kishte drejtuar mitralozin ndaj anijes. Mendoj se donte të eliminonte kapitenin për të ndaluar udhëtimin anija jonë. Por, mendoj se nuk e realizonte dot, sepse ishte i rrethuar nga shumë njerëz. Që nga kuverta komandonte, pasi donte të kishte pamje vizive se çfarë po ndodhte. Pas një orë e gjysmë u errësua. Këta vazhdonin po ndiqnin dhe lëshuan edhe fenerin e madh dhe na hidhnin dritë nga pas. Në atë kohë, në mënyrë të improvizuar, në një mënyrë absurde, shikojmë majën e anijes italiane mbi kokë. Në një moment kthejmë kokën nga pas, sa bërtasim, punë sekondash, anija jonë kthehet dhe qëndron 8-9 minuta e batuar mbi ujë.
Shikonim ne, ishim të shpërndarë në det, të goditur nga ana e anijes italiane. Disa kërkonin ndihmë, disa lëshonin ulërima, disa gjendeshin larg. P.sh, unë u gjenda larg anijes nga goditja. Aty ndodhej një femër afër meje, kërkonte ndihmë, desh më mbyti. U mundova ta shpëtoj dhe vajzën që ndodhej afër meje. Duke ecur, shikoja trupa të mbytur. Anija italiane na la më shumë se 30 minuta në atë ujë të ftohtë dimri. Kërkonte të ikte dhe të na linte atje. Por, besoj se duke pasur edhe ushtarë të batalionit 'San Marko', ata i kanë detyruar. Disa shokët e mi që arritën më parë, tregonin që italianët nuk i lëshuan shkallët e ndihmës së shpejtë. Lëshuan vetëm litarët dhe ata që arrinin, i godisnin nga lart. Unë u gjenda larg nga goditja që bëri anija italiane. Shikoja trupa të mbytur. Shpresoja të mos gjenim ndonjë nga njerëzit tanë. Pastaj menduam se ishin futur në kabina dhe i humbëm shpresat, pasi anija qëndroi rreth 8-9 minuta e batuar. Pastaj, ajo iku në fund të detit. Dhe, humbëm çdo shpresë për të gjetur njerëzit tanë.
Kur i patë për herë të fundit?
Gjatë udhëtimit tragjik që po bënte anija jonë, unë kisha një vajzë që ishte rreth 6-muajsh. Plus vëllai im, që ishte me gruan dhe me tre fëmijët. Vetëm unë isha në bord. Kurse vëllai im bashkë me familjen e tij, nusja ime, fëmija im ishin te dhoma më përpara. Unë në atë kohë ndodhesha jashtë. Mund ta kisha pësuar edhe unë atë fat. Vëllai im ishte në derën e kabinës. Ishte gjysmë jashtë e gjysmë brenda. Edhe në momentin që ka goditur, pasi e shihte gjendjen e anijes tonë dhe ndjekjen e tjetrës, kishte parë momentin e goditjes dhe e kishte kapur pjesa e jashtme e anijes. Pasi, po të ishte brenda do kishte pësuar atë fat. Nga kjo shpëtoi im vëlla.
'Xefiro' ishte me drita të ndezura. E ka ndjekur mbytjen tonë, pasi ata kanë dhe aparatura të mirëfillta, që për çdo ngjarje në det e filmojnë. 'Sibila', edhe gjatë manovrimit të bërë, se këto janë edhe me helika në qendër, ka mundësi të ketë shkelur njerëz, t'i ketë shkatërruar e dëmtuar.
Ju keni parë njerëz të tillë?
Ne shikonim gjak në det. Kishte gjak, dhe ky gjak doli nga goditja që bëri anija. Për fat, ne ndodhëm që nuk kishte as peshkaqenë, se ai ndjen erën e gjakut. Do ishim copëtuar nga ata. Po besoj se kemi pasur edhe fat, e për këtë arsye që dolëm ne në tokë, doli e vërteta e anijes. Deti ishte i ftohtë, unë isha veshur atë ditë sportiv, me një xhup, me tuta e atlete. Për të lehtësuar veten në det, kam hequr atleten me majën e këmbëve dhe kam mbajtur xhupin për të më mbrojtur nga uji dhe pas gjysmë ore arrita në anijen italiane 'Sibila'. U ngrita në bashin e saj me një litar dhe jam ngjitur si në atë filmat indianë, si në ata filmat nëpër dete.
Të gjithë personat u ngjitën me litar në një moment kur u hodhët me mjete shpëtuese?
Ata hodhën mjetet shpëtuese pas shumë kohe nga bashi i anijes së tyre, dhe ato i merrte era kështu që nuk kapeshin nga njerëzit. Ne arritëm me not, kishte edhe njerëz të tjerë që s'dinin not. Ata na lëshuan kavo. Nuk lëshuan atë rrjetën që e kanë si rregull në rast mbytjeje, por donin të minimizonin dëshmitarët. Se do ishin dëshmitarë okularë për ngjarjen. Ata na ndanë në grupe, ne ishim te mensa e anijes italiane, siç ishim të lagur, na sillnin nga një gotë me çaj a lëng orizi, një gjë e tillë, për t'u ngrohur. Fillojmë u bërtasim: 'kriminelë, çfarë bëtë', pasi nuk e dinim kush ishte kapiteni. Një i moshuar, mesoburrë, na thotë: 'do rrini mirë, se do t'ju hedhim në det'. Në atë grupin e parë që ishim ne, se nuk e dinim që ishin dy grupe, e mësuam në momentin kur na u komunikua që do na çonin në një anije tjetër. Aty e kuptuam për dy grupe. Dhe, vjen një motobarkë e Otrantos, na merr grupin e parë dhe unë shikoj rreth e rrotull, qe një anije gjysmë e zbuluar. Në ato momente shihja njerëzit rreth e rrotull, ishin të sfilitur. Motobarkën e ngisnin dy ushtarakë, dhe ne ishim 21 vetë dhe menduam që të kapnim ata të dy, t'i vrisnim dhe ta kthenim anijen e tyre në Vlorë, në port. Por, e pashë që njerëzit ishin të sfilitur, s'bëja dot gjë vetëm, ushtarët ishin të armatosur. Kështu që pas asaj erës së ftohtë dhe me anije gjysmë të zbuluar, arrijmë në portin e Brindizit. Atje mësojmë se kishte shumë gazetarë që donin të filmonin ardhjen e anijes sonë. U ndaluan nga autoritetet italiane, pasi u qëllua anija jonë.
Patët kontakte me ta?
Kishin në plan mediat italiane që të filmonin udhëtimin tonë, por s'i lejuan autoritetet, pasi kishin qëlluar anijen tonë. Gjithë porti i Brindizit ishte mbushur me gazetarë, prisnin ardhjen tonë.
(G.SH/BalkanWeb)