Vietnam:5 të dënuar me vdekje për trafik droge
Janë dënuar me vdekje 5 persona midis të cilëve dhe një grua, dhe me burgim të përjetshëm 11 të tjerë. Ata akuzohen se kanë trafikuar heroinë në vitet 2004-2006, në veri të vendit. Vietnami dallohet për dënimet e ashpra në rastet e trafikimit te drogave, apo lëndëve të tjera narkotike.