E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skoci historia roze e vrasesit shqiptar

Megjithese Fatjon Kapri ishte njeri prej shqiptareve me te kerkuar nga Interpol Tirana gjate fshehjes ne Skoci ai kishte ndertuar nje romance dashurie me nje grua skoceze duke jetuar nje jete te dyfishte.

Historine e kesaj romance me killerin shqiptar 44 vjecarja me emrin Jean Goudie e ka rrefyer per gazeten skoceze Sunday Mail. Ende nuk mund ta besoj kur policet arrestuan Fatjonin dhe me treguan se ai eshte denuar ne mungese me 22 vite burg per vrasje. Ishte me te vertete nje tronditje. Te gjithe ata qe e kane marre vesh lajmin e arrestimt jane habitur ka treguar ajo. Fatjon Kapri i cili ne Skoci perdorte emrin Sajmir Sadiku eshte njohur me Jeam ne nje dyqan ku ai punonte ne qytetin e Gllasgout.

Ai kerkohet per te vuajtur denimin e dhene ne mungese nga Gjykata e Elbasanit per vrasjen e Ylli Pepes ndodhur ne nje park ne Londer ne Prill te vitit 2001. Megjithese vrasja ka ndodhur ne Londer sipas legjislacionit shqiptar kur Prokuroria Shqiptare njoftohet per nje vrasje te kryer nga nje shtetas shqiptar atehere automatikisht nis procedimi penal. Oficere te Scotland Yard sebashku me deshmitaret okulare dhane deshmi ne gjykaten e Elbasanit per vrasjen e Ylli Pepes duke paraqitur edhe provat e ADN-se qe i perkisnin Fatjon Kaprit.

30 vjecari Fatjon Kapri pas 6 vjet fshehje ne Londer dhe tre vitet e fundit ne Skoci eshte arrestuar pasi Interpol Tirana siguroi nje informacion per vendndodhjen dhe identietetin e rreme qe perdorte. Prangosja e tij u krye mengjesin e 24 Qershorit 2010 nga oficere te armatosur ne Gllasgoe. Fillimisht ai e ka mohur te jete Fatjon Kapri por pasi eshte kryer krahasimi ADN-se se gjetur ne trupim e viktimes ka rezultuar se eshte e njejte me ate te Kaprit i cili pritet te ekstradohet per ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›