E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e OSBE-së, Topalli: “Shqipëria nuk u prek nga kriza ekonomike”

07-07-2012 / Gazeta 55

“Në më shumë se 20 vjet Shqipëria ka hedhur shumë hapa përpara në zhvillimin e saj por edhe në proceset integruese”. Gjatë fjalës së mbajtur në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Monaco, kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se Shqipëria vijon me transformimin e saj të pandalshëm.
Topalli tha se gjatë viteve të fundit në proceset integruese vendi ynë ka shënuar hapa konkretë me anëtarësimin në NATO, lëvizjen e lirë dhe afrimin me Bashkimin Europian.
“Dy dekada më parë, vendi im ishte ndër vendet më të varfra në botë, me të ardhura 204 $ për frymë në vit. Sot Shqipëria, ndonëse e rrethuar nga kriza, vazhdon me rritje ekonomike. Vetëm në 6 vitet e fundit të marra së bashku, ajo është rritur me 22 për qind. Roli i Asamblesë në rrugën tonë drejt integrimit dhe përqafimit të vlerave universale ka qenë kyç e themelor”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Topalli po merr pjesë në punimet e Sesionit të 21-të të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Monako me teme “Rajoni në ndryshim”, punimet e të cilit u hapën nga Michel Roger, Kryeministri i Monacos. Ndërkaq, për herë të parë në tetorin e këtij viti vendi ynë pritet të zhvillojë Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›