Thaçi mbështet mandatin e plotë të Jahjagës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi mbështet vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me mandatin e plotë të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në një deklaratë të Kryeministrit Thaçi, thuhet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me mandatin e Presidentes së Kosovës, Adifete Jahjaga është vendim i një organi të lartë dhe të pavarur, të cilin e mbështes dhe respektoj plotësisht si kryeministër i Qeverisës së Republikës së Kosovës.
Po ashtu, si kryeministër i Republikës së Kosovës, shpreh vlerësimin e lartë për institucionet dhe klasën politike të Kosovës, që kanë etabluar një traditë të mirë të respektimit të plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, citohet të ketë thënë Thaçi.
Respektimi i vendimeve të gjykatës, sipas tij, nuk duhet të jetë vetëm rezultat i vullnetit por edhe shprehje e pjekurisë dhe domosdoshmërisë së respektimit të institucioneve të pavarura.
Prandaj, si lider politik dhe institucional, i respektoj vendimet e gjykatës dhe apeloj që paralelisht të punojmë në reformat kushtetuese dhe zgjedhore. Ne kemi shumë punë para nesh lidhur me reformat e mëdha na presin drejt rrugës së integrimeve euroatlantike. Në momente si ky, për kundër pakënaqësive që mund të shkaktohen në kontekstin e ngushtë partiak apo personal, ne e kemi për detyrë ti tejkalojmë interesat individuale dhe të punojmë për të mirën tonë të përbashkët, është shprehur Thaçi, duke thënë se unë kam besim në pjekurinë tonë politike