E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e PS Protestat nisin me 21 janar

Asambleja e PS ka vendosur nisjen e demonstratave dhe radikalizmin e marredhenieve te deputeteve me Kuvendin


Anetare te asamblese kane kerkuar afrimin e Priftit. Brace Lufta fitohet kur te ike Berisha


TIRAN - Asambleja Kombetare e Partise Socialiste vendosi dje nisjen e protestave masive me 21 janar duke nisur nga kryeqyteti. Ne nje mbledhje qe zgjati perreth kater ore nje prej forumeve me te larta te selise roze percaktoi axhenden politike qe do te ndjeke pas djegies se fleteve dhe publikimit te video-pergjimit.


Te premten e ardhshme qytetare nga e gjithe Shqiperia do te mblidhen ne kryeqytet per te kerkuar largimin e qeverise dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme. Ne ditet ne vijim do te percaktohen dhe modalitetet e protestes.


Nje pjese e ketij aksioni do te jete dhe mosbindja civile qe perfshin bllokimin e rrugeve deri ne degjimin e kerkesave te tyre. Nje tjeter vendim i Asamblese Kombetare perfshin dhe radikalizmin e qendrimit te grupit parlamentar Socialist me Kuvendin e Shqiperise. Kjo marredhenie do te vazhdoje deri ne plotesimin e kerkeses per hetimin e zgjedhjeve per materialet zgjedhore dhe largimin e qeverise duke i hapur rruge zgjedhjeve te reja ne vend.


Materialet e publikuara ditet e fundit duket se kane afruar edhe me teper me Partine Socialiste deputetin e larguar nga LSI Dritan Prifti. Anetare te Asamblese kane folur dje nje mbledhje per kete fakt duke kerkuar edhe nisjen e procedurave per afrimin e tij ne PS. Sipas tyre kohet e fundit Prifti ka mbeshtetur kauzen opozitare dhe nuk mund te lejohet qe te qendroje i vetem dhe te behet pre e kercenimeve te kryeministrit Berisha.


Vete kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne fjalen e mbajtur perpara anetareve te Asamblese Kombetare deklaroi se alibia e trukut montazhit komplotit vizual ka rene njesoj sic ka rene ne syte e shqiptareve kjo qeveri te cilen e mban ne kembe vetem kryenecesia e paturpesise.


Sipas tij ne Shqiperi kane rene zgjedhjet ka rene drejtesia ka rene i gjithe shteti. Kryesocialisti beri te ditur se ne ditet ne vijim do te publikohet dhe nje skandal i patolerueshem qeveritar qe lidhet me shifrat reale te kriminalitetit ne Shqiperi. Nga ana tjeter ai theksoi se me pas e ka radhen e publikimit edhe e verteta e dokumentuar e permbytjes se fundit.


Ne 21 janar cilido qe deshiron qe ndjen qe ka nevoje te ngrihet ne kembe le te ngrihet ne kembe. Ne kembe me kedo per kedo qe deshiron shpetimin nga kjo klike e korruptuar qe rrezikon ta coje per dreq Shqiperine por edhe nga hija e nje frike te patolerueshme me ketu ne mes te Europes me buken e qeverise.


Ne 21 janar ne kembe per tu dhene mundesine shqiptareve te neveritur te fyer te tallur e te neperkembur deri ne rrenen sy per sy te ketyre diteve qe te marrin pjese ne nje demonstrate te madhe kunder qeverise i drejtoi ftesen qytetareve Edi Rama.


Kryetari i Partise Socialiste ftoi cdonjerin qe te kuptoje se kjo nuk eshte demonstrata e PS-se kjo nuk eshte demonstrata e opozites zyrtare kjo nuk eshte demonstrata e radhes e nje force politike apo disa forcave politike qe shprehin kundershtine e tyre ndaj nje qeverie. Kreu i opozites deklaroi se kjo proteste ka te beje thjesht dhe vetem me thirrjen e te gjithe atyre njerezve qe e shprehin kete nevoje per te dale dhe me domosdoshmerine qe secili te bashkohet me kete demonstrate per arsyet e vetave.


Diskutimet ne mbledhjen me dyer te mbyllura


Arben Ahmetaj Jam dakord me propozimin e kryetarit Rama qe te behet nje demonstrate e madhe ne Tirane. Kjo eshte e vetmja menyre per te larguar qeverine Berisha.
Maqo Lakrori Duhet bere lufte ne cdo komision ne cdo seance plenare ne cdo interpelance dhe thirrja jone duhet te jete zgjedhje te parakohshme.


Taulant Balla Te gjithe njerezit e permendur ne aferat korruptive i kemi perballe dhe se bashku me qeverine i kemi perballe duhen larguar. E gjithe kjo situata mbaron me zhvillimin e zgjedhjeve te reja te parakohshme qe i garantojne shqiptareve nje qeveri te ligjshme.


Ilir Beqja Shqiptaret presin shume nga ne duhet ta justifikojme pritshmerine e tyre. Kemi nje date zgjedhjesh te dekretuara ti bejme zgjedhje te pergjithshme. Duhet te kemi unitet brenda nesh. Permes kesaj zgjerojme aleancen dhe kemi opozitarizem. Duhet te protestojme aty ku proteston cdo qytetar per cdo hall qe ka qytetari.
Mimi Kodheli cohet per te folur mbi qendrimin e saj.


Ne ate moment merret vesh lajmi i doreheqjes se zevendeskryeministrit dhe ministrit te Ekonomise Ilir Meta.
Edi Rama Duhet te diskutojme per detajet e axhendes politike qe do te ndiqet. Bejme 5 minuta pushim dhe vijojme perseri me mbledhjen.


Fillon pjesa e dyte e mbledhjes me dyer te mbyllura
Gramoz Ruci Doreheqja e Ilir Metes nuk eshte asgje sepse ne kemi objektiv largimin e kryeministrit Berisha.


Ne ate video u vertetua perpara shqiptareve fytyra e vertete e ketij pushteti. Prandaj ne duhet te vazhdojme perpara sepse me Berishen e kemi luften.
Erion Brace Nuk duhet te kenaqemi me doreheqjen e Ilir Metes pasi ne vend te tij do te jete dikush tjeter. Beteja jone do te jete e fituar kur te largojme nga qeveria kryeministrin Berisha.


Bashkim Fino Pas doreheqjes se Metes gjerat ndryshuar kerkohej doreheqja e tij dhe kjo ndodhi tani edhe qeveria duhet te bjere. Mendoj se ne rezoluten qe do te miratohet nga Asambleja Kombetare duhet te futet qe largimi i Ilir Metes nuk e zgjidh ceshtjen.


Servet Pellumbi Duhet te hiqet dore nga marredhenia e kushtezuar me parlamentin dhe beteja te behet paralelisht ne parlament. Berishen duhet ta luftojme me te gjitha menyrat. Perballja edhe ne Kuvend me kryeministrin Berisha i ben te tregoje popullit vullnetin e socialisteve per te larguar qeverine ne cdo menyre.


Blendi Klosi Nuk ka se si te hiqet marredhenia e kushtezuar me parlamentin pas te gjithe ketyre ngjarjeve qe kane ndodhur. Duhen marredhenie te kushtezuar me parlamentin. Marredhenie normale parlamentare do te thote qe te kesh nje qeverisje anormale.
Erion Brace Jeta jone parlamentare duhet te vazhdoje te jete e kushtezuar qendrim te cilin kemi pasur deri tani.


Edi Rama Duhet radikalizim i qendrimit tone me parlamentin. Ne duhet te marrim pjese ne parlament vetem per te shfrytezuar kornizen e parlamentit dhe te gjitha hapesirat qe jepen per te shpalosur qendrimin tone mbi largimin e qeverise dhe lejimin e zgjedhjeve te reja.


Rezoluta e Asamblese Kombetare


1. Asambleja Kombetare dhe socialistet shqiptare i bejne thirrje qytetareve pa dallim studenteve intelektualeve medias te pavarur ne kete vend shoqerise civile dhe aktivisteve te te drejtave te njeriut sipermarresve mesuesve dhe mjekeve ish ushtarakeve ish te perndjekurve ish pronareve cdo shqiptari qe ndjehet ne opozite me qeverine qe te jene se bashku me ne ne demonstraten e fuqishme qe do te organizohet diten e premte ne date 21 janar per te filluar lirimin e Shqiperise dhe shpetimin e vendit tone nga e keqja qe i ka zene fytin e po e mbyt demokracine drejtesine dhe ekonomine e ketij vendi.

2. Asambleja Kombetare dhe socialistet shqiptare i kerkojne grupit parlamentar te PS te thelloje marredhenien e kushtezuar me parlamentin deri ne zbardhjen e skemes korruptive per grabitjen e votave te qytetareve shqiptare ne zgjedhjet e 28 qershorit duke hetuar deri ne fund kutite e materialeve zgjedhore si edhe ne angazhimin e vazhdueshem ne cdo menyre e mjet demokratik per largimin e menjehershem te Sali Berishes dhe te qeverise se kusareve qe po grabisin vendin dhe qytetaret shqiptare.


Percaktojme si te vetmen rrugezgjidhje per te dale nga kriza politike dhe institucionale si edhe per te shpetuar perfundimisht nga rreziku demokracine dhe shtetin e shqiptareve organizimin e zgjedhjeve te pergjithshme te parakohshme plotesisht te lira dhe te ndershme te pacenuara nga korrupsioni Saliut korrupsioni i parave te pista dhe kthetrat e zyrtareve dhe ministrave te korruptuar qe ai ka ne qeveri.


3. I bejme thirrje institucioneve te drejtesise te hetoje e denoje pa as nje kompromis korrupsionin dhe krimin shteteror qe ka kapur shtetin duke kercenuar themelet e demokracise dhe shtetit ligjor stabilitetin e vendit dhe te ardhmen europiane te shqiptareve dhe te gjithe Shqiperise.


4. Asambleja Kombetare angazhohet te pershkallezoje protesta se bashku me qytetaret e lire te ketij vendi per te shpetuar Shqiperine nga kjo kast qe po na turperon perdite te gjitheve me imoralitetin e zgjedhjeve te vjedhura vota te trafikuara dhe meshirimin e nje llumi ne qeverisje i cili nuk eshte vlere e ketij kombi. Asambleja kombetare e PS-se dhe njehere i fton te gjithe qe ne daten 21 janar te fillojne nje vale te madhe protestash duke e filluar nga qyteti i Tiranes.


Detaje mbi fjalimin e Rames


Prokuroria duhet te kishte filluar me kohe hetimin per blerjen e paligjshme me sasi te medha te tokes nga nje shtetas i huaj - te cilin Saliu e ka quajtur publikisht ne parlament miku im por qe ne fakt e ka mik me bllok ne dore ministri me ministri e pasuri me pasuri njesoj si zevendesin e tij.


Kemi te dhena te reja seriozisht mbreselenese per kete miqesi fitimprurese dhe sot e kam une nje pyetje per Saliun A ka fituar ai drejtperdrejte apo nese jo a eshte ai ne dijeni per ndonje anetar te familjes se tij qe ka fituar para te thata ne dore ne kurriz shqiptaresh te zakonshem e te mjere nga kjo miqesi Sqaroj se nuk behet fjale per sherbime avokatie. E siguroj se nuk eshte truk nuk eshte montazh nuk eshte as komplot vizual.


Transparenca e keqqeverisjes as nuk mbyllet duke djegur fletet e votimit e burgosur materialet zgjedhore me duart e nje xhelepi te KQZ-se. As nuk zmbrapset duke e kthyer cdo jave parlamentin shqiptar ne nje surrogato te KPD-se famekeqe dhe veten ne nje Nano rural qe ne vend te fuoristrades se tipit te fundit i jep nje kali imagjinar te femijerise.


Transparenca as nuk ndalet duke ndersyer cdo dite kunder opozites tere zogorine e ministrave famekeqij e deputeteve fatkeq bashke me frrok-ballinj ekranesh e gazetash qe e shesin veten sa frangaj pulen me leket e bllokut te qeverise se tij per te perseritur si nje kor te marresh shpifjet qe u fut ti ne goje.


Shkruante nje student nga Florida ne facebook Edhe bllokmen mbi varken e Enverit qe i buzeqesh aparatit te Sulo Gradecit edhe bllokqen qe vigjilon dite-nate mbi zemren e Byrose se mos ndalon tik-taku edhe kryeminister me bllokun ne doren e zevendesit per te marre perqindje ne aksione e mbledhur para te thate per vete per cdo pune qeverie po kaq pa din e iman paska qene ky Sali Berisha - Thoshte ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›