Prifti Si e pergjova dhe filmova Ilir Meten
TIRAN - Ish-ministri i Energjetikes z. Dritan Prifti tashme vetem me statusin e deputetit ka deshmuar dje per me shume se tre ore ne prokurori te gjitha detajet e pergjimit dhe filmimit te zv.kryeministrit dhe ministrit te Jashtem te asaj kohe Ilir Meta. Ai ka treguar se ne biseden e pergjuar shihen qarte detyrat qe Meta i caktonte per ti kryer ne favor te biznesmeneve dhe militanteve te partise Levizja Socialiste per Integrim.
Vete deputeti Prifti me deshiren e tij eshte paraqitur rreth ores 1200 ne zyren e drejtuesit te njesise se Task- Forces prokurorit Dritan Rreshka ku ky i fundit me ndihmen e njerit nga oficeret e kesaj njesie ka administruar deshmine e plote mbi video-skandalin e publikuar pak dite me pare ne emisionin Fiks-Fare e regjistruar nga vete deputeti.
Pak dite para takimit me zv.kryeministrin Ilir Meta njeherazi kryetar i LSI-se
mora disa mesazhe telefonike nga ky i fundit ku me kerkonte te zbatoja disa
porosi. Duke ditur arsyet e presioneve te ndryshme vendosa te siguroj nje stilolaps qe filmon dhe regjistron zerin.
E bleva dhe diten qe me tha kryetari Meta se do te vinte ne zyren time e rregullova stilolapsin ne tavolinen time te punes duke pas shume te qarte fushepamjen e regjistrimit. Pasi vendosa stilolapsin ne tavoline vendosa edhe mikrofonin ne xhakete pjese te stilolapsit dhe po prisja te vinte z. Meta. Sapo me njoftoi sekretarja se erdhi e leshova regjistruesin per te filmuar gjithcka - mesohet te kete thene Prifti para prokurorit Rreshka dhe oficerit te njesise.
Gjate bisedes sipas Priftit dhe pamjeve filmike te regjistruara zv.kryeministri Meta nxjerre nje bllok ku kishte shenuar detyrat qe ministri ne varesi te tij Prifti duhet te kryente. Ai nxori bllokun e shenimeve dhe filloi nje nga nje kerkesat qe kishte duke me kerkuar ti zbatoja se kishim detyrime karshi tyre si parti dhe interesa personale te vete z.
Meta. E gjithe biseda me porosite e zv.kryeministrit u regjistruan qe zgjati fiks 13minuta e 30 sekonda. Kohe kjo e mjaftueshme per te regjistruar te gjithe biseden.
Me pas u
sigurova qe ishte filmuar gjithcka dhe e kam ruajtur per sigurine time dhe te familjes -
mesohet te kete thene Prifti duke pranuar se gjithcka e kishte bere me vetedije te plote.
Sipas burimeve nga prokuroria deshmia e deputetit Prifti u mor me cilesine e
personit qe ka dijeni per faktet dhe si personi qe ka siguruar nje prove materiale e cila u administrua bruto ne fashikullin e verifikimit.
Ne vazhdim te deklarimeve te
tij mesohet se deputeti Prifti ka dhen detaje mbi emrat e personazheve qe permenden
ne video duke filluar nga Gimi shtetasit Agim Rrapaj Tur HajdariArtur Hajdari etj. Gjithashtu mesohet se ka dhene detaje edhe ne lidhje me procedurat
e ndjekura nga vete ai pas marrjes se
detyrave nga kryetari i partise se tij.
Me te mbaruar deshmine para prokurorit Rreshka deputeti Prifti ka lene zyren e tij ne oren 1455 minuta ku ne te
dale te deres se institucionit eshte shprehur se do ti qendroje deri ne fund kesaj videoje te regjistruar nga vete ai.
Sot dje u thirra nga prokuroria dhe reagova menjehere
pozitivisht per te dhene deshmine time per videon e transmetuar nga Fiks Fare. I kam
sjelle prokurorise videon origjinale dhe shpresoj qe ata qe deklarojne se jane kristal tiu thone te verteten shqiptareve.
U qendroj deklaratave te mia dhe jam dhe do te jem ne
dispozicion te drejtesise gjithmone - theksoi deputeti Prifti para mediave sapo
doli nga ambientet e Prokurorise se Tiranes.
Prifti i shoqeruar me truproje Deputeti Dritan Prifti gjate se tij ne prokurori
ishte i shoqeruar nga shoferi i tij dhe nje shoqerues ne makinen ku
ndodhej edhe ai vete ndersa gjate gjithe kohes ndiqej nga makina e
civile e Zyres per Mbrojtjen e Deshmitareve dhe punonjesve te
kesaj zyre.
Ne ambientet e prokurorise deputeti Prifti hyri
me shoqeruesit e caktuar nga Zyra per Mbrojtjen e Deshmitareve qe ndodhet prane Ministrise se Brendshme te cilet e shoqeruan edhe pas mbarimit te deklarimeve te tij te dhene para drejtuesit te Task-Forces ne prokurorine e kryeqytetit Prokuroria Do te marrim ne pyetje edhe Ilir Meten Burimet zyrtare te Task-Forces se prokurorise se
Tiranes pas marrjes dhe administrimit ne dosjen hetimore te deshmise se deputeti Dritan Prifti sqaruan se ne ditet ne vazhdim do te behet zbardhja e video-skandalit te prokurorise qe zgjate 13 minuta e 30 sekonda do te kryen disa verifikime te te dhenave qe japin dy deputetet gjate bisedes se regjistruar dhe me pas do te thirren ne pyetje zv.kryeministri Ilir Meta dhe personazhet e tjere te permendur ne kete videoskandal.
Deputetit Meta nuk do ti dergohet fletethirrje per shkak te imunitetit por do te kontaktohet me te qe me deshiren e tij te paraqitet.
Sipas prokurorise pavaresisht deklarimeve te tij per dorezimin e imunitetit nje gje e tille nuk mund te merret e mireqene pasi Kushtetuta nuk parashikon dorezim vullnetar.