E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks Camorra e Ndragheta me syte nga Shqiperia

Zbulohen kabllogramet e konsullit amerikan ne Napoli Trafikantet e mbetjeve radioaktive kane futur duart edhe ne industrine ushqimore


Pas nje kohe te gjate heshtjeje Wikileaks ka publikuar serish telegrame sekrete ne te cilat permendet Shqiperia. Ne vazhden e ketyre publikimeve nje prej me te rendesishmeve jane disa telegrame te derguara nga konsullata amerikane ne Napoli.


Ne tekstin e gjate te njerit prej tyre permendet dhe vendi yne si nje vendet ku eshte drejtuar vemendja e dy prej grupeve me te medha mafioze ne Itali Camorra dhe Ndrageta.


Ajo qe bie ne sy gjate ketij telegrami eshte shqetesimi i madh i autoriteteve amerikane ne lidhje me mungesen e bashkepunimit te drejtesise italiane me ate shqiptare per te luftuar seriozisht rrenjet e ketyre dy organizatave dhe perhapjen e aktiviteteve te tyre ne te cilat mbetjet e rrezikshme dhe shkembimet droge-arme jane nga me te rendesishmet.
Ne duhet te nxisim bashkepunimin shume me afer midis autoriteteve italiane me homologet e tyre ne Shqiperi - raporton mes te tjerash konsulli amerikan ne Napoli.


Ne disa telegrame te tjere konsulli ngre nje shqetesim tjeter shume te pranishem ne jug te Italise qe deshmon nje situate importesh ushqimore me radiacion qe hidhen ne treg per te maksimalizuar fitimet.


Jane kryesisht ushqime qe kane si lende te pare produkte te ardhura nga tokat e helmuara si pasoje e varrosjes se mbetjeve radioaktive. Mafia e Kampanjas pikerisht ajo qe kishte ne planet e saj Shqiperine dhe Kosta Riken si vend-mberritje te mundshme te ardhshme ne trafikun miliardesh te mbetjeve radioaktive nga etja per fitime e ka futur tashme radioaktivitetin edhe ne industrine ushqimore - mesohet nga kabllogramet e nxjerra nga ikileaks.


Konsulli amerikan J. Patrick Truhn ne Napoli ka raportuar disa deshmi tek eproret e tij te marra ne jug te Italise. Hetimi i tij u cua me tej nga njerez te sherbimeve sekrete amerikane CIA dhe FBI.


Ne Kampanja - shkruante diplomati amerikan pas mbledhjes se deshmive ne jug te Italise - ne rreth dy te tretat e furrave te bukes te rajonit gatuhet me lende te toksikuar. Ne Kazerta fabrikat ilegale qe prodhojne Mocarelen tashme perdorin nje qumesht pluhur qe merret ne Bolivi thuajse falas dhe ka permbajtje te larte radiacioni.


Sipas asaj qe shkruan diplomati amerikan kamorristet hedhin ne treg prodhime me etiketen Made-in-Campania te cilat shiten si fruta te prodhuara ne menyre bio por ne fakt jane importe klandestine mes te cilave molle te helmuara me pesticide te Moldavise kripe nga Maroku etj


Kabllogramet ishin dje ne shtypin italian bashke me reagimet e para. Permbajtja merr miratimin e don Luigi Merola prifti i Forcella-s i njohur permes kronikave per aktivitetin e tij kunder Kamorras qe komenton Raporti i konsullit eshte nje radiografi perfekte e asaj qe po na ndodh ne Jug.


Nderkohe ndoshta per here te pare qe nga publikimi i kabllogrameve nga ikileaks personat e cituar konfirmojne versionin amerikan. Po jemi takuar dhe i kam thene saktesisht ato gjera- shpjegon Lirio Abbate nje nga te shumtit me te cilet ishte konsultuar diplomati amerikan.


19 kabllograme per klanet e Napolit

Kabllogramet e Wikileaks per Napolin jane 19 sipas llogarive te revistes gjermane Der Spiegel nga te cilat jane publikuar deri me tani vetem 5. Mocarela e zbardhur me kimikate fileto me anabolizante sallatra te kultivuara mes mbeturinave te demshme buke toksike. Nje menu vertet vrasese. Nje xhiro biznesesh gastronomike 70 miliarde euro qe menaxhohet ne Kampanja nga 30 klane.


Qe mafia italiane e trafikut te mbetjeve i ka vene tashme duart te ushqimi e thote edhe Peppe Ruggiero kuratori i raportit Ecomafia te Legambiente. Nga pjata e pare te embelsira. Dhe pas kesaj jane prape klanet - thote ai.


Edhe te ne kane arritur sinjale permes letrave anonime- thote Ruggiero qe denoncojne ardhjen ne portin e Napolit nga vendet aziatike Kina vecanerisht te kontejnereve me permbajtje te dyshimte. Kamorra ka monopolin e bizneseve te tilla kjo te ben te besosh se klanet jane pas ketyre.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›