E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi ftohet nga Ahmadinexhat ne Iran

Presidenti Bamir Topi do te ftohet nga autoritetet e Iranit per te marre pjese ne festen e Sulltan Novruzit i cili konsiderohet Viti i Ri Persian. Lajmin e beri te ditur dje zedhenesi i Ministrise se Jashtme Iraniane Mahmin Mehmanparast i cili citohet nga agjencia iraniane e lajmeve. Agjencia ben te ditur gjithashtu se shefi i stafit te qeverise Esfandiar Rahim Mashaei do vije ne Shqiperi per ti dorezuar ftesen Presidentit Bamir Topi. Masaei do ti dorezoje nje ftese zyrtare te presidentit Mahmoud Ahmadinejad homologut te tij shqiptar Bamir Topi per te marre pjese ne festimet e Novruzit qe do te mbahen ne Iran deklaroi zedhenesi i Ministrise se Jashtme Iraniane Mehmanparast. Zyrtari i qeverise iraniane beri te ditur se ambasadat e Iranit nuk jane te autorizuara te dorezojne ftesen dhe se ajo do te behet personalisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›