E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e PS, Ruçi: Fajin për përmbytjet e ka qeveria dhe jo moti

Tiranë, 17 janar NOA Punimet e Asamblesë
Kombëtare të Partisë Socialiste i ka çelur kryetari i kësaj asambleje Gramoz Ruçi,
i cili u ndal në përmbytjet e ndodhura në Shkodër dhe Lezhë, duke akuzuar qeverinë
se ajo ishte fajtore dhe jo situata e motit që solli emergjencën humanitare.

Qeveria e paaftë, ishte ajo që solli dëmin e
madh për shkodranët, - deklaroi Ruçi kurse shtoi: Përmbytjet erdhën pasi
argjinaturat e lumenjve nuk i ka Zoti në dorë, por i pazoti, se kanalet e
kullimit nuk i la Zoti të papasatruara por i lanë të pazotët, sepse inertet tek
lumenjtë nuk i la Zoti por i lanë të pazotët, që janë Sali Berisha me njerëzit e
tij.

Në fjalën e tij, Ruçi ka shprehur dhe
admirimin siç u shpreh, për banorët që përballuan këtë katastrofë.

Më tej, z.Ruçi tha se Partia Socialiste, solidarizohet
me të dëmtuarit nga përmbytjet, kurse vuri në dukje se deputetët socialistë, dhanë
kontribut të çmuar në Shkodër.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste nisi
sot punimet duke pasur në qendër të saj, çështjen ende aktuale të situatës së emergjencës
humanitare të përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë por edhe situatën politike që
lidhet me përplasjet që PS ka me qeverinë lidhur me votimet e 28 qershorit.

Lëvizja për Mendimin Ndryshe po merr pjesë në
këtë asamble dhe pritet të flasin emra të njohur të saj si Ben Blushi.

Në fund të mbledhjes pritet të flasë dhe
kryetari i PS, Edi Rama kurse është paralajmëruar edhe një qëndrim zyrtar
lidhur me çështjen e bojkotit të Parlamentit që ende po vazhdon.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›