E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Nuk i kemi bërë ende llogaritë

Deklarata

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili drejton Komitetin Ndërministror të Emergjencës Civile në Shkodër ka bërë dje një prezantim të situatës së krijuar gjatë dy javëve përmbytje në zonë e Nënshkodrës dhe disa lagje periferike të qytetit.
I pyetur nga gazeta “Shqip” nëse ka ndonjë përllogaritje të dëmeve pas dy javësh përmbytje, Basha tha se “jemi përqendruar në shpëtimin e jetëve njerëzore dhe ardhjen në ndihmë të tyre”, duke lënë të kuptohet se ende nuk ka një përllogaritje të dëmit.
Ndërsa në lidhje me kafshët e ngordhura që kanë nisur të dalin në  sipërfaqe të ujit, Basha tha se një situatë e tillë do menaxhohet dhe nuk do të lejohet që të hidhet poshtë e gjithë puna e bërë për dy javë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›