E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisi punimet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste

Tiranë, 17 janar NOA - Asambleja Kombëtare e
Partisë Socialiste nisi sot punimet duke pasur në qendër të saj, çështjen ende
aktuale të situatës së emergjencës humanitare të përmbytjeve në Shkodër dhe
Lezhë por edhe situatën politike që lidhet me përplasjet që PS ka me qeverinë lidhur
me votimet e 28 qershorit.

Lëvizja për Mendimin Ndryshe po merr pjesë në
këtë asamble dhe pritet të flasin emra të njohur të saj si Ben Blushi.

Në fund të mbledhjes pritet të flasë dhe
kryetari i PS, Edi Rama kurse është paralajmëruar edhe një qëndrim zyrtar
lidhur me çështjen e bojkotit të Parlamentit që ende po vazhdon.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›