Asambleja e PS-së miraton rezolutën e Ramës
Kundër rezolutës kanë votuar 15 anëtarë, por ndërkohë nga ana tjetër është rrëzuar rezoluta e anëtarit të kryesisë Ben Blushi. “Rezolutat kishin gjëra të ngjashme mes njëra-tjetrës, por dhe ndryshime. Kjo ishte çështje parimesh dhe jo çështje numerike. E rëndësishme për ne është që arritëm të bindim pjesën dërrmuese të asamblesë që Partia Socialiste nuk duhet të bojkotojë parlamentin”- tha Blushi për media pas mbarimit të punimeve të Asamblesë.
Rezoluta e miratuar thekson ndër të tjerash se procesi zgjedhor ishte korruptiv, ndërsa qeveria e ngritur prej tij është jo legjitime.Gjithsesi, deputetët e rinj të Partisë Socialiste do të marrin pjesë në Parlamentin e ardshëm, që sipas tyre do të shoqërohet me hetimin e zgjedhjeve. Kjo në një far mënyre tregon edhe njohjen e këtij Parlamenti, megjithëse zgjedhjet kjo parti i vlerëson si të manipuluara.
Në mbledhjen e djeshme, që ka përfunduar në orët e vona të pasdites, Asambleja vendosi për mbledhjen e Kongresit të jashtëzakonshem të kësaj partie më datën 29 gusht në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.
Në një konferencë për shtyp, kryetari i Asamblesë Kombëtare Gramoz Ruçi ka zbardhur rezolutën e miratuar. “Mbi 35 shokë e shoqe, në përfundim të saj vendosi që të miratojë rezolutën e propozuar nga Kryetari i PSSH, zoti Edi Rama”, theksoi Ruçi.
Më poshtë Rezoluta
1. Të konsideroj zgjedhjet e 28 qershorit një mundësi të humbur për të përmbushur në një moment kyç të historisë sonë bashkëkohore standardet demokratike evropiane, si dhe aspiratat e popullit shqiptar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke bërë përgjegjës qeverinë e Sali Berishës për një deformim të qëllimshëm të procesit zgjedhor dhe rezultatit të tij.
2. Ta vlerësojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve të papranueshëm, si një shprehje e deformuar e vullnetit të zgjedhësve nga manipulimi dhe korrupsioni elektoral para, gjatë dhe pas 28 Qershorit.
3. Të konsiderojë me legjitimitet thellësisht të cunguar çdo produkt institucional dhe politik të rezultatit të këtyre zgjedhjeve, duke shprehur bindjen se zgjedhjet e parakohshme janë një objektiv i imponuar për t’i dhënë sovranitet të pakontestueshëm politik Parlamentit dhe mandat politikisht legjitim Qeverisë së vendit.
4. Të distancohet hapur nga çdo rrugë e përpjekje për t’i imponuar Partisë Socialiste, opozitës në tërësi e opinionit publik, miratimin pa kushte të një rezultati zgjedhor që nuk shpreh vullnetin e lirë të popullit shqiptar dhe të nxisë komunikimin intensiv të forcës më të madhe politike me qytetarët shqiptarë e komunitetin ndërkombëtar për gjendjen kritike të demokracisë në vend;
5. Të afirmojë vullnetin e palëkundur të Partisë Socialiste për të bërë deri në fund transparencën e plotë të procesit zgjedhor me të gjithë instrumentet ligjorë e kushtetues. Të shprehë predispozitën e plotë të forcës sonë politike për të përdorur çdo mjet demokratik për këtë qëllim, si edhe të bëjë publikisht të qartë angazhimin tonë për një opozitë pa kompromis me një qeveri pa mandat politikisht legjitim.