E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moldavi, zhvillohen sot zgjedhjet e parakohshme

"Jemi të hapur. Presim që njerëzit të vijnë dhe të shprehin vullnetin e tyre", u shpreh për Reuters, Aliona Ghergheledji, kreu i një komisioni zgjedhor lokal në kryeqytetin Kishinev.

Po kështu, zgjedhjet e dyta në Moldavi brenda katër muajve të fundit duket se do të jenë kyçe edhe në lidhje me marrëdhëniet e këtij vendi me Rumaninë, që ka të njëjtën gjuhë dhe histori me ish-shtetin sovjetik. Marrëdhëniet me Rumaninë kanë njohur nivelet e tyre më të ulëta nën drejtimin e presidentit komunist në largim Vladimir Voronin.  Dhjetë parti marrin pjesë në këto zgjedhje dhe procesi i votimit ka filluar rreth orës 04:00 GMT në 2 000 qendra votimi të shpërndara në të gjithë territorin e vendit më të varfër në Evropë.

Komunistët fituan thellë në zgjedhjet e 5 prillit, por rezultati zyrtar shkaktoi protesta të dhunshme të të rinjve, që bastisën presidencën dhe ndërtesën e parlamentit të vendit. Presidenti Voronin akuzoi Rumaninë për ndërhyrje dhe nxitje të protestave.  Sipas sondazheve, komunistët pritet të fitojnë 30 për qind të votave ose pak më shumë, krahasuar me afro 50 për qind që kishin fituar në prill. Opozita Liberale dhe Liberal Demokratët pritet të marrin së bashku 20 për qind të votave.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›