Asambleja e PS-së, Salianji: Sulmi ndaj drejtësisë, SPAK dhe partnerëve, show e Ramës!

Deputeti i PD-së Ervin Salianji e ka konsideruar një show e kryeministrit Edi Rama sulmin nga ana e tij ndaj drejtësisë, SPAK dhe partnerëve në mbledhjen e kësaj të shtune të Asamblesë Socialiste. Në një postim në rrjete sociale Salianji shkruan se çdo strukturë e drejtësisë ka detyrimin të kontrollojë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë të korruptuarit, abuzuesit, shpërdoruesit e pushtetit që janë në pushtet, që qeverisin dhe sipas tij e kanë e kanë bërë Shqipërinë të nxijë në çdo raport ndërkombëtar.
“Një Asamble Socialiste e organizuar për shown e Ramës në sulmin ndaj drejtësisë, SPAK dhe partnerëve!
Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?!
Çdo strukturë e drejtësisë në Shqipëri ka detyrimin të kontrollojë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë të korruptuarit, abuzuesit, shpërdoruesit e pushtetit që janë në pushtet, që qeverisin dhe që e kanë bërë Shqipërinë të nxijë në çdo raport ndërkombëtar!
Drejtësia duhet ti qëndrojë përballë presionit mafioz që kërkon ta intimidojë! Axhendën e drejtësisë nuk mund ta diktojë Rama dhe Partia Socialiste!” shkruan Salianji.
/rtsh.al/