E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama kritika kryetarëve të Bashkisë: Po lejojnë ndërtimet pa leje në bregdet, nëse s’do prisja SPAK, do i denoncoja

Puna e kryetarëve të Bashkisë në vend ka qenë pjesë e analizës që kryeministri Edi Rama bëri gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, ku në fund do të miratohet edhe axhenda për zgjedhjet lokale të 2023. Rama hodhi akuza ku tha se disa prej tyre po lejojnë ndërtimet pa leje në bregdet dhe nëse nuk do priste SPAK që të veprojë në këtë rast do i dërgonte me duart e veta para drejtësisë.

“Për të këtë lloj kryetari bashkie që është pjesë e PS, kusuret i mbajmë ne, kusuret i mban PS këtu në krye të punëve dhe në ballin e betejës. Për cilat arsye duhet të angazhohet policia, inspektorati, një forcë e madhe njerëzore për të shkuar në fund të bregdetit për të korrigjuar dëmet e kryetarëve të bashkive, se janë dëmet e tyre, ku sot ndërtohet pa leje tek dhe tuk në breg detin e Shqipërisë, sapo kthen kurrizi policia dhe inspektorati nga qendra janë disa kryetar bashkie që vazhdojnë avazin e tyre, është e paimagjinueshme kjo dhe nëse nuk do të isha në pritje që SPAK të bëj disa punë më të mëdha dhe të vendos një rend prioritetesh, mbase do isha unë që do bëja denoncimin sot, por nuk kam se si ia shtoj SPAK punët në drejtim të kësaj familje politike kur shoh që balanca jo në aspektin politik, por në aspektin e të drejtës është e shtrembërua”, tha Rama.

Kryeministri nuk i kurseu kritikat për kryetarët e bashkive kur tha se disa prej tyre janë në atë pozicion thjeshtë për inerci pasi e fituan garën pa pasur kundërshtarë.

“Zgjedhjet vendore janë edhe një bilanc që komuniteti do të bëjë për qeverisjen vendore. Për ketë balance s’jam pozitiv. Mesa duke disa kryetar të bashkisë, të cilët hynë në zgjedhje pa garë dhe u zgjodhën në një ndeshje pa kundërshtarë, kanë vazhduar për inerci të qëndrojnë në krye të bashkive, a thua se kundërshtarët e komunitetin nuk ekzistojnë, a thua se papastërtia nuk ekzistojnë. Një pjesë e konsiderueshme e bashkive kështu. Shqipëria duhet ta mbylli këtë kapitull turpi. Një pjesë e Kryetarët e bashkive nuk janë fare të angazhuar në këtë proces. Nuk dua t’i marrë me emër, por ata e dinë vetë”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›