E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e PS-së, dy grupime për pranimin ose jo të zgjedhjeve

Asambleja Kombëtare e Partisë që do të mbahet paraditen e së martës ka përvijuar tashmë qartë dy grupet që ekzistojnë brenda partisë më të madhe të opozitës. Ashtu sicc është artikuluar qartë dhe publikisht disa herë nga lideri socialist Edi Rama, një pjesë e partisë po shkon drejt qëndrimit për të mos njohur zgjedhjet e 28 qershorit. Ndërkohë që pjesa tjetër e partisë kërkon njohjen e rezultatit të 28 qershorit si dhe pranimin e humbjes së PS-së në këtë garë elektorale. Kështu ndërsa mbështetësit e Edi Rames u panë përkrah tij në takimin e oraganizuar tek "Xibraku", kundërshtaret e tij përgjatë gjithë ditës kanë zhvilluar takime tek kryesia e Kuvendit. Kështu Ben Blushi, Arben Malaj, Ylli Bufi, Marko Bello, Elmaz Sherifi, Rapush Tola, Flamur Hoxha, Kastriot Islami , Andis Harasani Shpëtim Idrizi si dhe kryetari i PS-së në Shkodër, Edip Shiroka kanë zhvilluar takime tek zyra e grupit të PS-së në kryesinë e Kuvendit. Mësohet se në qendër të këtij takimi ka qenë pikërisht unifikimi i qëndrimit në Asamblenë Kombëtare që do të zhvillohet paraditen e së martës. Ajo që bëhet e ditur nga këto figura të PS-së është se ata do të kërkojnë pranimin e humbjes në zgjedhje, derivat direkt i së cilës është edhe largimi i Edi Ramës nga posti i kryetarit të partisë. Kështu ajo ccka tashmë është bërë e qartë është se ditën e martë në Asamble do të përplasen dy qëndrime dhe dy rezoluta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›