E Diel, 1 Nëntor 2026

Asambleja e PS-se nuk doli sot me nje qendrim te qarte per bojkotin

Ndonëse nuk u mor gjatë me Tiranën, garën për të cilën deri në këtë fazë të procesit e ka humbur, ajo çfarë ra në sy gjatë fjalës së zotit Rama, ishte edhe fitimi i një shprehie që përgjatë fushatës elektorale ishte slogani i rivalit të tij demokrat, Lulzim Basha.

Pas fjalës së kreut socialist larg medias, jo të gjithë kanë mirëpritur një tur në bazë, i cili në rastin më të mirë do të mbajë socialistët të paktën dhe dy javë të tjera larg Kuvendit.

Deputeti Erjon Braçe ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të bojkotit.

Kurse sekretari organizativ, Blendi Klosi, tha se në mbledhjen ardhshme do të vendosen jo vetëm hapat për qëndrimin politik, por edhe për zgjedhjen e strukturave të reja të partisë, deri ne Kongresin e vjeshtës.

Partia Socialiste nuk doli sot me një qëndrim të qartë për bojkotin duke deklaruar se gara për Tiranën, do të jetë vendimtare për këtë çështje, ndërsa u uruan punën krerëve të rinj të bashkive të fituara nga socialistët, të cilët do të duhet të mendojnë si do të ishin të suksesshëm në punën e tyre nëse mazhoranca e krahut tjetër në këshillin bashkiak do të bojkotonte për vite me radhë.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›