KQZ miraton projekt-aktin për hapjen e kutive, numërimi nis në orën 17:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në parim projekt-aktin për numërimin e votave në Tiranë. Ky projekt-akt pritet që të zbatojë parimin e Kolegjit Zgjedhor nga ana e KQZ-së.
Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjoncaj, deklaroi se pret që KQZ të mos prodhojë procedura të ndryshme, ndërsa shprehu mjaftë pikëpyetje se sa grupe numërimi do të ngrihen.
Kreu I KQZ-së, Arben Ristani, pohoi se do të ketë vëzhgues partiakë, në çdo kuti që do të hapet. Ai tha se do të ngrihen 8 grupe numërimi.
Por, nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, kundërshtoi ngritjen e këtyre grupeve numërimi. Ajo kërkoi që kutitët të hapen në zy sy të anëtarëve të KQZ-së.