E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria pushon hetimet për Arben Ristanin

Prokuroria ka pushuar hetimet për kreun e KQZ-së, Arben Ristani dhe anëtarëve të tjerë të mazhorancës në këtë institucion. Kallëzimi për këta të fundit ishte bërë nga ana e Partisë Socialiste.

Kjo e fundit kishte paditur Ristanin dhe anëtarët e tjerë të mazhorancës në KQZ-së, për shkak të vendimit për të numëruar fletët e hedhura në kutitë e gabuara. Sipas PS-së, ky vendim duhej marrë prej kuoruimit pesë me dy dhe jo katër me tre.

Por, prokuroria, pas dy vendimeve të fundit të Kolegjit Zgjedhor, ka thënë se nuk janë vërejtur shkelje të KQZ-së dhe për këtë arsye ka vendosur që të pushojë hetimet për Ristanin dhe anëtarët e tjerë të mazhorancës në KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›