Asambleja e Pergjithshme miratoi rezoluten per Kosoven

Seanca e Asamblese filloi me me shume se dy ore e gjysem vonese per shkak te kundershtimit prej Serbise te prezences se delegacionit kosovar ne kete seance. Serbia kerkonte qe perfaqesuesit e Kosoves presidenti Fatmir Sejdiu kryeministri Hashim Thaci dhe ministri i Jashtem Skender Hyseni te largohen nga pjesa e salles per vezhguesit dhe te kaloje ne pjesen ku ulen mysafiret. Pala kosovare refuzoi kete ndersa pas konsultimeve te shumta kryesuesi i Asamblese se Pergjithshme shpjegoi se perfaqesuesit e Kosoves jane mysafire te delegacioneve te Gjermanise Italise Britanise se Madhe SHBA-se dhe Frances.
Jeremiq Serbia kurre nuk do ta njohe Kosoven Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jeremiq dhe Hyseni
Qendrimin serb shpjegoi ministri i Jashtem Vuk Jeremiq sipas te cilit rezoluta e harmonizuar me te gjitha 27 vendet anetare te BE-se eshte neutrale ndaj statusit te Kosoves.
Republika e Serbise nuk e njeh dhe nuk do ta njoh pavaresine e Kosoves perseriti Jeremiq duke shtuar se rezoluta e mirepret angazhimin e BE-se per te ndihmuar bashkepunimin rajonal dhe arritjen e nje zgjidhje gjitheperfshirese me te cilen respektohen parimet e Kombeve te Bashkuara.
Para votimit per fjale u paraqiten vetem tri delegacione Azerbajxhani Venezuela dhe Argjentina te cilat kundershtuan pavaresine e Kosoves. Ndersa pas miratimit me aklamacion shume delegacione shpjeguan qendrimet e tyre.
Mbeshtetesit e pavaresise
Ambasadorja amerikane theksoi se Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ka dhene nje pergjigje te qarte se pavaresia e Kosoves nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare. SHBA-ja eshte e mendimit se ka ardhur koha qe te shihet perpara dhe te ndertohen marredhenie te reja qe hapin perspektiven e permiresimit te kushteve te jetes ne Kosove dhe anetaresimit te rajonit ne BE. Ambasadorja amerikane tha se vendi i saj do te mbeshtese procesin e integrimit te rajonit ne strukturat euroatlantike. Me fjale te ngjashme u shpreh edhe ambasadori i Turqise i cili mbeshteti pavaresine e Kosoves integrimin e saj ne nismat rajonale dhe dialogun per ceshtjet konkrete.
Perfaqesuesi i Shqiperise pershendeti vendimin e Serbise qe te terheqe propozimin e meparshem destruktiv me te cilin kundershtohej pavaresia e Kosoves. Tirana zyrtare theksoi se Kosova eshte nje rast unik qe nuk mund te perdoret prej vendeve tjera. Pavaresia e Kosoves eshte realitet i njohur nga shume shtete. Ndersa opinioni i GJND-se duhet te ndihmoje njohjen e Kosoves edhe prej shume shteteve tjera theksoi ai.
Kundershtaret kerkojne respektimin e reuzolutes 1244 Bildunterschrift
Per Brazilin rezoluta eshte vetem nje ombrelle per dialog mes Kosoves dhe Serbise per gjetjen e nje zgjidhje ne baze te rezolutes 1244 te KS te OKB-se. Perfaqesuesi i Rusise theksoi se qendrimi i Moskes ndaj Kosoves mbetet i pandryshuar.
Rusia eshte e mendimit se rezoluta 1244 duhet te mbetet ne fuqi dhe paraqet baze per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Kjo zgjidhje mund te konfirmohet vetem prej KS te OKB-se theksoi ai. Percaktimin per dialog e mbeshteti edhe Kina si rrugen me te mire per zgidhjen e problemeve.
Respektimi i integritetit territorial eshte ceshtje themelore e te drejtes nderkombetare. Sovraniteti dhe integriteti territorial duhet te respektohen nga te gjitha palet theksoi perfaqesuesi i Kines.
Rezoluta u miratua njezeri pasi Serbia hoqi dore nga propozimi i saj fillestar per negociata te reja per statusin e Kosoves dhe hoqi dore nga denimi i secesionit tenjeanshem. Me rezoluten e miratuar tani kerkohet dialog per permiresimin e kushteve te jeteses ne Kosove dhe pershendetet angazhimi i BE-se per te ndihmuar bashkepunimin rajonal.
Rezoluta shkaktoi reagime te shumta ne Serbi
Terheqja e propozimit fillestar te Serbise dhe harmonizimi i rezolutes me BE-ne ka shkaktuar reagime te shumta ne Serbi. Partia Demokratike ne pushtet e presidentit Boris Tadiq e quajti rezoluten fitore te madhe te Serbise. Ajo kritikon opoziten se po i kthehet retorikes se viteve 90-te kur pohonte se Kosova duhet mbrojtur me lufte pa marre parasysh cmimin qe duhet paguar. Partia Serbe Perparimtare e Tomisllav Nikoliqit forca me e madhe opozitare eshte e mendimit se qeveria serbe ka pesuar nje disfate te thelle. Ajo kerkon pergjegjesine e atyre qe kane shpenzuar miliona per nje politike te deshtuar dhe te gabuar ndaj Kosoves. Ndersa Partia Demokratike Serbe i ish-kryeministrit Vojisllav Koshtunica deklaroi se me pranimin e ultimatumit te Brukselit qeveria serbeka deshmuar rolin e saj te sherbetores. Nersa radikalet jane te mendimit se me kete rezolute Serbia ka pranuar ne menyre te turpshme dhe kapituluese kerkesat e BE-se dhe faktikisht e ka njohur pavaresine e Kosoves. Sipas radikaleve per Serbine eshte tragjike qe ceshtja e Kosoves tani zhvendoset nga OKB-ja tek BE-ja.
Autor Bahri Cani
Redaktoi Eliana Xhani