fare do te thote rezoluta e re konkretisht per Kosoven

Deutsche Welle Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara aprovoi dje nje rezolute te re per Kosoven. Ju keni ne dore tekstin e kesaj rezolute. Si e interpretoni ate
Prof. Dr. Ulrich Karpen Sic pritej Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara njohu vendimin e marre nga Gjykata Nderkombetare. Pervec kesaj Asambleja e Pergjithshme eshte pro propozimit te Serbise dhe te pjeses me te madhe te vendeve te BE-se dhe me e rendesishmja eshte qe e gjitha nuk ka te beje me aktin ligjor te njohjes por me fillimin e nje dialogu midis Bashkimit Evropian Serbise dhe Kosoves per te sjelle paqen ne kete rajon te veshtire. Fillimi i bisedimeve per bashkepunimin miqesor eshte ajo cka i duhet ne radhe te pare BE-se Kosoves dhe Serbise.
Deutsche Welle Por kjo eshte pjesa politike nuk ka te beje me ceshtjen e kufijve dhe te statusit apo jo
Prof. Dr. Ulrich Karpen Ka te beje si jo pjesa politike eshte si gjithnje shume e rendesishme tregon per te ardhmen dhe pengon lindjen e tensioneve dhe aksionet jomiqesore midis shqiptareve dhe serbeve. Pjesa juridike eshte e rendesishme kjo eshte pika e pare. Vendimi i Gjykates Nderkombetare thote qe shpallja a pavaresise nga Kosova nuk shkel te drejten nderkombetare. Ne rastin e Kosoves kemi te bejme me nje shkeputje nga Serbia nje pjese e territorit te shtetit serb u be e pavarur dhe shpalli pavaresine. Sipas te drejtes nderkombetare humbja e nje territori ndodh kur forca e re shteterore qe eshte krijuar i shkon punes deri ne fund. Pra faktikja sic thate dhe ju politikja eshte vendimtare. Nje force e re shteterore futet ne jete si ne rastin e Kosoves thote Gjykata dhe e drejta nderkombetare nese shteti i pare ka hequr dore nga sovraniteti territorial kete Serbia nuk e ka bere ose nese kushtet e sjellin qe ripushtimi e territoreve te humbura te mos kete me mundesi te ndodhe. Per kete ceshtje vazhdojne diskutimet. Ministri serb thote se Serbia nuk do te heqe dore.
Deutsche Welle Do te thote kjo se do perdoren dhe mjete te tjera
Prof. Dr. Ulrich Karpen Jo. Ate qe vendosi Asambleja e Pergjithshme e OKB-se une e interpretoj ne kete menyre Serbia ne te ardhmen nuk do te kryeje me aksione luftarake per rimarrjen e Kosoves. Dhe keto jane kushtet e para se eshte bere shpallja e pavaresise dhe e dyta kushtet jane te tilla qe shteti qe e ka humbur territorin ne kete rast Serbia nuk ndermerr aksione luftarake per rimarrjen e territoreve. Shume e rendesishme per njohjen juridike te Kosoves eshte njohja nga shtetet e tjera kjo nderkohe ka ndodhur dhe une jam i sigurt se vendimi Asamblese se Pergjithshme do te coje ne nje vale te re njohjesh. Per kete eshte i rendesishem vendimi qe u muar dje nga bashkesia e shteteve nga Asambleja. Ky vendim nuk eshte vendim per njohjen e Kosoves nga bashkesia e shteteve kjo nuk mund te thuhet sepse Asambleja e Pergjithshme e OKB-se eshte shprehur me shume kujdes duke thene se eshte dakord me vendimin e Gjykates Nderkombetare qe thote se shpallja e pavaresise nuk e shkel te drejten nderkombetare. Per me teper vendimi perqendrohet tek bashkepunimi miqesor. Une e vleresoj vendimin si te mencur shume te kujdesshem e megjithate ne pikat me te rendesishme per njohjen juridike me pohime shume te qarta. Tani jane hapur dyert per nje kooperim miqesor dhe eshte pranuar ligji i te drejtes nderkombetare i cili thote se e drejta nderkombetare bazohet ne faktiken ne ate qe eshte realizuar nderkohe ne kete rast ndarja e Kosoves. E thene shkurt nje shtet qe eshte kthyer ne te pavarur nuk mund ta rimarresh me shpate thote e drejta nderkombetare. Natyrisht qe mund te fillohet nje lufte kjo eshte e vertete por ky ne fakt nuk do te ishte instrument juridik per rimarrjen e shtetit qe eshte ndare qe ka zbatuar sesecionin.
Autor Aida Cama
Redaktoi Angjelina Verbica