Reagime nga Prishtina ndaj rezolutes se re te OKB-se per Kosoven

Perfaqesues te institucioneve te Kosoves thone se miratimi ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se i rezolutes se Bashkimit Evropian dhe Serbise per Kosoven eshte legjitimim i mendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesisee cila u shpreh ne favor te shpalljes se pavaresise se Kosoves.
Kuci eshtja e Kosoves kalon nga Kombet e Bashkuara tek Bashkimi Evropian
Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci thote se me miratimin e rezolutes ceshtja e Kosoves kalon nga Kombet e Bashkuara tek Bashkimi Evropian.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci
Eshte nje legjitmim politik i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe ne kete drejtim e kemi mirepritur angazhimin e SHBA-se te BE-se dhe shteteve te tjera ne kete drejtim thote Kuci.
Kete deklaratezevendeskryeministri Hajredin Kuci e beri pas nje takimi qe zhvilloi ne Prishtine me kryesuesin keshillit ne Parlamentin Evropian per Evropen Juglindore Eduard Kukan. Ky i fundit thote se dialogu Prishtine-Beograd eshte shume i nevojshem dhe vetem nepermes dialogut mund te kete stabilitet ne rajonin e Ballkanit.
Tash te dyja palet kane mundesi dhe kane nje baze qe te angazhohen per dialog i cili ne nje term afatgjate do te krijoje nje normalizim te situates ne kete rajon. Prishtina dhe Beogradi duhet vete te indentifikojne ceshtjet per te cilat duhet te bisedojne dhe ndihma evropiane ne kete drejtim nuk do te mungoje thote Eduard Kukan.
Zevendeskryeministri Hajredin Kuci nga ana e tij thote se bisedimet Prishtine- Beogradtash pas miratimit te rezolutes nga Kombet e Bashkuara mund te cilesohen vetem te nje karakteri ndershteteror.
Nenkupton bisedime ndermjet dy shteteve sovrane dhe bisedime te nje karakteri ndershteteror. Ne kete drejtim ne jemi te qarte ndersa koha e biseda dhe ceshtje te tjera jane ceshtje qe do ti diskutojme edhe brenda institucioneve te Kosoves dhe me partneret nderkombetare thote zevendeskryeministri Hajredin Kuci.
Analistet nuk i shohin te lehta bisedimet
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ilir Deda analist i pavarur ne Kosove
Mirepo analistet nga ana e tyre nuk i shohin te lehta bisedimet Prishtine-Beograd. Ilir Deda analist i pavarur thote se ne keto biseda ceshtja me e ndjeshme do te jete veriu e Kosoves.
Serbia i ka synimet e saja se cfare deshiron nga ky dialog Bashkimi Evropian ne te njejten kohe i ka synimet e tij nderkohe edhe Prishtina duhet te kete synimet e saja. Ne kete mes pikesepari Kosova duhet te harmonizoje qendrimet ne Prishtine. Nga keto biseda mund te pritet deri te nje rritje e avancimit te te drejtave te komuniteteve. Por nese dilet jashte kornizes se pakos se Marti Ahtisarit atehere duhet te rinegociohet tere pakoja e jo te kete modifikime parciale e ketu e potencoje nje avancim i statusit te veriut te Kosoves thote Ilir Deda.
Perfaqesues te partive opozitare nga ana e tyre thone se qeveria e Kosoves duhet te hartoje nje axhende te sakte se per cfare duhet biseduar me Serbine. Sipas tyre cdo bisedim i mundshem per nje status special per veriun e Kosoves do te rrenonte gjithe ate cfare eshte arritur deri tash ne Kosove.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Angjelina Verbica