E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e re e PS-së, sot numërohet votat

Pas përzgjedhjes së Asamblesë, kjo e fundit do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët, më të afërti për kryetarin.

Duke qenë se Kongresi u zhvillua të shtunën dhe përpara ishte e diela si dhe festa e Kurban Bajramit, ka bërë numërimi i fletëve të votimit të mos nisë një ditë më parë.

Për këtë arsye kutitë me fletët e votimit janë transportuar nga Pallati i Kongreseve drejt Selisë së PS-së, ku janë dyllosur dhe do të hapen ditën e sotme. Gjatë së shtunës, 1500 delegatë të ardhur nga e gjithë Shqipëria votuan programin e ri politik, i përmbledhur në një broshurë prej 92 faqesh nën titullin “Rilindja Shqiptare”. /Start/

                                                                                             2011-11-07 09:19
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›