E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zveçan, serbët bllokojnë mjetet e KFOR-it

Serbët bllokuan mengjesin e sotem kalimin e mjeteve transportuese të KFOR-it në Zveçan, të cilat ishin nisur drejt vendkalimit kufitar Jarinjë.

Ndalimi i karvanit të KFOR-it është ndaluar rreth orës 05.00 të mëngjesit, me arsyetimin se nuk lejohet sipas marrëveshjes që të kalojnë mjete dhe makineri e rëndë transportuese.

Në kolonën e mjeteve transportuese të KFOR kanë qenë dy transportues Hummer, një makinë speciale Pik-up dhe një vinç, që i takonin trupave amerikane. Pas ndalesës së tyre dhe moslejimit për të kaluar, trupat e KFOR-it janë kthyer në drejtim të Mitrovicës Jugore.

KFOR nga ana tjetër, ka bërë të ditur se mjetet dhe makineria e rëndë ishte dedikuar për të sanuar urën në Lozhishtë në rrugën midis Zveçanit dhe Leposaviqit, e cila çon drejt Jarinjës.

KFOR nëpërmjet një komunikate ka përsëritur kërkesën se ka nevojë për lëvizjen e lirë të plotë të mjeteve të saj, përfshirë edhe makinerinë e rëndë.  (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›