Berisha: Dixhitalizimi, leva e Arkimedit për të kapur kohën
Kryeministri Berisha ka deklaruar se teknologjia dixhitale në shumë aspekte është leva e Arkimedit për të pakërcyer kohërat.
Duke folur në konferencën e informacionit, shefi i qeverisë theksoi se tekonologjia dixhitale bën të mundur që të kapet koha e humbur dhe për të ofruar për qytetarët shërbimet më të mira.
“Teknologjia dixhitale është e rëndësishme për të vendosur gjithashtu në themel të veprimtarisë sonë transparencës si kusht i të gjitha kushteve për një qeverisje të mirë. Vendet tona janë që të gjitha të detyruar të rendin në orbitën e globalizmit dhe në këtë kontekst teknologjia dixhitale është jetike në mënyrë që të ecim së bashku me tik takun e orës globale” ka theksuar Berisha.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria ofron një eksperiencë ndër më uniket në Europë dhe botë dhe unikaliteti i saj qëndron në faktin e hidhur që në vitin 2005 niveli i perimetrimit të IST ishte nga më të ultit në botë.
“Ky indeks ishte 4.8 përqind ndërsa perimetrimi i telefonisë celulare ishte vetëm 38 përqind. Prandaj dhe për qeverinë time është një nga objektivat më madhore, më ambicioze por natyrisht dhe më e vështira ishte Shqipëria në moshën dixhitale” ka theksuar më tej Berisha.
Shefi i qeverisë gjithashtu theksoi se Shqipëria renditet ndër vendet më të parë për shkallën e perimetrimit të telefonisë celulare ndërsa është i vetmi vend me 4 operatorë celulalë, ka dhënë 2 licensa për 3G dhe parashikon që të avancojë me teknologjinë 4G.
“Ne synojmë që të kapin, të shënojmë një kthesë të re në Shqipërinë dixhitale. Ne mbyllim këtë vit duke u renditur të dytën në botë sipas raportit të forumit të komitetit global për gadishmërinë e rrjetit. Në ambicien tonë e kemi që të kapim një nga nivelet më të larta” ka shtuar më tej Berisha.