E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Masialos: Nesër emri i kryeministrit

ATHINE- Ministri i shtetit dhe zëdhënës i qeverisë, Ilias Mosialos, deklaroi në televizionin publik, grek NET, se po zhvillohen negociata per marrëveshjen për qeverinë e bashkëpunimit dhe se deri nesër do të duhet të “zgjidhet emri i kryeministrit të ri”.

Kur të arrihet marrëveshja për të dyja këto, atëherë kryeministri Papandreu do të japë dorëheqjen, tha Mosialos.
Ai shtoi se deri në mesin e javës së ardhshme do të duhet të jenë kryer të gjitha procedurat dhe qeveria e re të ketë marrë votëbesimin. Përndryshe, sa sekretari i Demokracisë së re, Andreas Likurentzos, aq edhe zëvendëskryetari i departamentit të ekonomisë të ND, Jaoanis Vrutsis, e lanë të hapur mundësinë që përderisa arrihet marrëveshja për qeveri tranzicioni, kjo qeveri të mos e ketë jetëgjatësinë 6 javë.
Sot pasdite do të ketë një mbledhje informale të këshillit të ministrave, ku Papandreu dhe ministri i financave, Venizelos, do të informojë pjesëtarët e qeverisë mbi vendimin e 26 tetorit dhe marrëveshjen e kreditimit, si dhe për ecurinë e bisedimeve. Gjithashtu do të diskutohet mbi përgatitjet për disbursimin e këstit të gjashtë të kredisë. (ANA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›