E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e re, zgjidhen të mënjanuarit pas 2005, ja më të votuarit

PS shpall listën fituese të Asamblesë. Ish-ministri Viktor Doda dhe Vjollca Ibro mbeten jashtë. Zgjidhen Angjeli, Sollaku, Ago, Duka, Dervishi, Zela, Hajdaraga, Ulqini, Mezan Malaj e Bukurosh Stafa

Pas plot pesë ditësh nga votimi në Kongres, Partia Socialiste ka tashmë të plotë listën e anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtare. Dje në mesditë ish-kryetari i PS-së së Tiranës, Besnik Bare, njëri prej tre deputetëve që ndoqi procesin e votimit dhe të numërimit të votave të delegatëve për përbërjen e re të Asamblesë, ka lexuar para medias listën e plotë prej 120 anëtarësh të rinj të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet një liste kombëtare. Fryma e hapjes së partisë e nisur në Kongres nëpërmjet rikthimit të figurave të mënjanuara që pas 2005-ës, ka mbizotëruar edhe në listën përfundimtare të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare si forumi më i lartë vendimmarrës, pasi nga të gjithë emrat e rikandiduar në këtë forum vetëm ish-ministri Viktor Doda dhe ish-anëtarja e kryesisë, Vjollca Ibro, kanë mbetur jashtë, ndërsa të gjithë emrat e tjerë kanë rezultuar fitues. Ndërkohë që Ilir Beqja dhe Artan Shkëmbi nga lista e meshkujve dhe Adelina Farici e Lindita Nikolli nga lista e grave, kanë qenë më të votuarit.

Më të votuarit

Pavarësisht se grupet e numërimit kishin përfunduar punën e tyre që të mërkurën në mbrëmje, lista përfundimtare e fituesve si anëtarë të rinj të Asamblesë Kombëtare është bërë publike vetëm dje në mesditë. Deputeti socialist ka bërë publik 120 emrat fitues, të cilët dolën pas një konkurrimi në kongres mes 189 kandidatëve. Për shkak të specifikës së fletës së votimit, Bare ka pranuar se numërimi u zgjat në kohë, por kjo për të zhvilluar një proces sa më të saktë dhe transparent. Në listën e bërë publike janë zgjedhur 40 anëtarë asambleje femra dhe 60 burra. Selia rozë ka preferuar që listën ta rendisë sipas rendit alfabetik dhe jo sipas votave që ka marrë secili emër, kjo për të shmangur debatet. Megjithatë, burime pranë grupit të numëruesve kanë bërë të ditur se listën e fituesve meshkuj e kryesojnë me më shumë vota ish-deputeti Ilir Beqja, kreu i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, kreu i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, aktori Petrit Malaj apo edhe ish-kreu i Doganave, Petrit Ago. Ndërsa listën e femrave mësohet se e ka kryesuar kryetarja e Bashkisë së Burrelit, Adelina Farici, kryetarja e njësisë bashkiake nr. 1, Lindita Nikolli, si dhe Iris Luarasi.

Të rikthyerit

Lista fituese e të zgjedhurve në Asamblenë Kombëtare është pasuruar ndjeshëm me një numër figurash socialiste, që pas ardhjes së Ramës në krye të partisë ose u mënjanuan, ose nuk u rizgjodhën më në forumet drejtuese. Bëhet fjalë për ish-deputetë, ish-anëtarë kryesie etj. Kështu në asamble janë rikthyer ish-ministrat socialistë: Agron Duka, Anastas Angjeli, Besnik Dervishi, Ilir Zela, Luan Hajdaraga, Musa Ulqini, si dhe ish-deputetët Mezan Malaj e Bukurosh Stafa, ky i fundit është njëri prej 5 deputetëve që votuan Bamir Topin si President të Republikës, kundër vendimit të grupit. Gjithashtu në asamble janë rikthyer edhe Natasha Paço, Mimoza Hafizi apo edhe Agron Dibra. Asambleja e re e Partisë Socialiste përveç të rikthyerve do të ketë si pjesë të saj dhe një sërë emrash që vijnë nga shoqëria civile apo nga funksione të larta shtetërore. Kështu pjesë e saj është bërë ish-guvernatori Shkëlqim Cani, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, ish-ambasadori Bashkim Zeneli, diplomati dhe bashkëshorti i gazetares Rudina Xhunga, Dritan Hila, ish-drejtori i Teatrit Metropolitan, Kiço Londo, pedagogia Iris Luarasi etj. Në asamble ka hyrë dhe kreu i komunës së Xarës, Dhimo Kote.

Asambleja Kombëtare

Emri, mbiemri

Adelina Farici

Adriana Berberi

Adriatik Zotka

Afrim Bakaj

Agron Dibra

Agron Duka

Aldrin Dalipi

Alketa Hila

Anastas Angjeli

Anastas Murati

Anila Batalli

Anila Çobani

Arben Xhina

Arber Mazniku

Ardian Myslimaj

Ardit Kaja

Arjan Sula

Artan Lame

Artan Shkëmbi

Artur Bardhi

Azis Tahiri

Bardha Bajraba

Bardhyl Gjyzeli

Bashkim Haxhiu

Bashkim Zeneli

Besnik Dervishi

Besnik Shehu

Bledar Doracaj

Bledar Skënderi

Blendi Çuçi

Brisida Shehaj

Bukurosh Stafa

Dhimo Kote

Doloreza Sinanaj

Dritan Bici

Dritan Hila

Edi Bejko

Edmond Leka

Ejana Xhixha

Elida Gjermeni

Elisa Spiropali

Ergys Hoxha

Eridian Salianji

Erieta Allhysa

Erion Velia

Ervin Bushati

Etiona Hoxha

Etleva Bishaj

Fatos Kaja

Fatos Tushe

Fiqiri Xibri

Fjoralba Vukatana

Fredi Kokoneshi

Genc Guga

Genci Gjonçaj

Gent Gazheli

Genti Tare

Gerta Gjuzi

Gerta Lubonja

Gëzim Tushi

Gjok Jaku

Gjon Bardhi

Harilla Mile

Hasan Muça

Hasie Zeneli

Ilir Beqja

Ilir Çela

Ilir Pendavinji

Ilir Zela

Irena Kallço

Iris Luarasi

Jani Jovani

Keti Bazhdari

Kiço Londo

Klement Ndoni

Kleves Muja

Koli Beli

Kozeta Fino

Krenar Cenollari

Lavdrim Sahitaj

Lili Nushi

Lindita Nikolla

Luan Hajdaraga

Luljeta Arapi

Majlinda Bufi

Maqo Lakrori

Megi Ajtyresa

Mehmet Hasalami

Merita Qato

Mezan Malaj

Mimoza Hafizi

Mira Shehu

Musa Ulqini

Namik Kopliku

Natasha Hodaj

Natasha Paço

Ndre Legisi

Ndriçim Hysa

Ndue Ndreca

Nevila Lika

Pelivan Sina

Petrit Ago

Petrit Ismaili

Petrit Malaj

Pranvera Begolli

Rajmonda Balilaj

Rajmonda Gjoni

Rakip Suli

Rovena Bahiti

Shkëlqim Cani

Sokol Skura

Stefan Çipa

Suzana Hakrama

Termet Peçi

Teuta Korreshi

Theodhori Sollaku

Valbona Doçi

Valbona Zylyftari

Vangjel Ndreko

Vasil Arbaçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›