E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 10 nëntor 1928 Enio Morikone

Enio Morikone (Ennio Morricone), u lind më 10 nëntor 1928 në Romë. Ai është kompozitor italian, i njohur veçanërisht për muzikë filmash. Klasifikohet si një prej kompozitorëve më të zotë të periudhës së tij. Ai ka kompozuar muzikën e më shume se 500 filmave dhe serive televizive. Edhe pse vetëm 30 nga këta filma janë të tipit western, janë ata që e bëjnë atë të njohur. Stili i imët i kompozimit pasqyrohet në muzikën e filmave spaghetti-western që i kompozoi për regjisorin Serxhio Leone, Një Grusht Dollarësh (orig. A Fistful of Dollars), I miri, i Keqi dhe i Shëmtuari (orig. The Good, the Bad and the Ugly) dhe Na ishte Njëherë në Perëndim (orig. Once Upon a Time in the West). Kohët e fundit ai arriti sukses me filmat Të Paprekshmit (orig. The Untouchables), Kinema Parajsë (orig. Cinema Paradiso) dhe Malena (orig. Malèna). Morikone ka fituar dy cmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pesë Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992, si dhe The Polar Prize ne 2010. Ai është nominuar për pesë Academy Aëards për muzikën më të mirë të filmit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›