Asambleja sekrete e PS-se ironi ne seancen plenare

Një tregues frikë për zgjedhjet e 2013 është lexuar nga kryeministri Berisha bllokimi i valëve të celularëve në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Debatet për këtë çështje mes tij dhe kreut të grupit parlamentar Gramoz Ruçi u zhvilluan në kuvend. Sipas Ruçit, në Asamblenë Kombëtare të socialistëve nuk vihet për të folur në telefon por për të diskutuar.
Vendimi për të eliminuar mundësinë e komunikimit të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, është kundërshtuar hapur edhe nga anëtari i kryesisë socialiste Arben Malaj.
“I pameritueshëm, veprimi i ndërprerjes së sinjalit telefonik në një mbledhje ku ka 350 njerëz, ku u vendos zhurmues, për të mos pasur akses telefoni, kjo për mua është e papranueshme dhe e rrezikshme. Kjo ka të bëjë me mentalitetin. Nëse në lidershipin e PS ka disa individë që mendojnë se do të vijnë në pushtet duke cenuar dhe të drejtat më elementare të demokracisë së brendshme të një partie si të zgjedhësh me votë dhe jo me emra dhe emërime, të vendosjes së një raporti të drejtë mes atyre që kanë pushtet në qeverisjen vendore dhe strukturave të partisë që punojnë 24 orë dhe janë të përkushtuar prej 20 vjetësh në këtë parti, një sistem meritokracie etj., nuk do sjellin suksese, por vetëm dështime”.
Nen masa sigurie anti –media, Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare, ku prezantoi strategjinë e saj për zgjedhjet e vitit 2013. Madje strategjia e zgjedhjeve nuk u printua as në letër për t’u shpërndarë deputetëve dhe anëtarëve të Asamblesë, por ata u njohën me të vetëm përmes një prezantimi në video – uoll.