Digjen shkollat ne Turqi
Një shkollë e djegur në provincën Van, në Turqi, në rajonin kurd, dhe më pas dy të tjerë brenda pak orësh, për një total rreth 20 institucionesh arsimore të shkrumbuara brenda pak javësh. Autorët e këtyre veprave janë rebelët e partisë së pinëtorëve të Kurdistanit, të cilët u kanë shpallur luftë institucioneve arsimore në rajon, për të kundërshtuar kolonizimin kulturor turk, edhe pse leksionet bëhen dhe në gjuhën kurde dhe pjesa më e madhe e mësimdhënësve janë kurdë. Por djegia e shkollës në Van rëndohet edhe më shumë sepse bëhet fjalë për një qytet të shkatërruar nga tërmeti i një viti më parë, ku shkolla ishte rindërtuar me fondet e UNICEF. Një ditë më parë ishin rrëmbyer dhe disa mësimdhënës të shkollës fillore, të cilët u lanë të lirë pas kërkesave dhe apelit të banorëve të fshatit. Por gjatë ditës ka pasur dhe përplasje të armatosura ndërmjet militantëve të PKK-së dhe ushtrisë turke. Një javë më parë numri i viktimave ishte nëntë. Por shkëmbimet e zjarreve janë shpeshtuar edhe si pasojë e krizës siriane pranë kufirit.